• Sun. Oct 19th, 2025

Vetëvendosje kap edhe Administratën Tatimore, emëron drejtor Mentor Hysenin

Bykfvanews

Aug 13, 2025

 

 

Vetëvendosje ka marrë nën kontroll të tërësishëm edhe Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), duke emëruar në krye të saj Mentor Hysenin, anëtar të partisë. Lajmi u bë publik nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve përmes një postimi në Facebook, ku theksohet se procesi i përzgjedhjes ka qenë “transparent dhe profesional”.

Sipas njoftimit, pas përmbylljes së procedurës së rekrutimit dhe “në përputhje me kërkesat ligjore”, Hyseni është zgjedhur për të drejtuar institucionin që mbledh tatimet në vend. Ministria shprehet e bindur se ai do të “avancojë punën e mirë” të bërë deri më tani dhe do të kontribuojë në krijimin e një administrate moderne, transparente dhe të drejtë, raporton KFVA.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se pas përmbylljes së procedurës së rekrutimit dhe në përputhje me kërkesat dhe kriteret ligjore, është përzgjedhur dhe emëruar Drejtori i ri i Administratës Tatimore të Kosovës, z. Mentor Hyseni.
Procesi është zhvilluar në mënyrë transparente dhe profesionale, duke u siguruar që kandidati i përzgjedhur të plotësojë të gjitha kushtet e nevojshme për këtë pozitë me rëndësi të lartë.
MFPT ka besim të plotë që Z. Hyseni se do të vazhdojë dhe avancojë punën e mirë që është bërë deri më tani, në shërbim të një administrate moderne, transparente dhe të drejtë.

Kutjojmë se Mentor Hyseni në vitin 2021 ishte emëruar anëtar i bordit në Agjencinë Kosovare të Privatizimit për t’u bërë dy vitë më vonë kryesues i bordit në AKP.

Kurse, në Qeverinë Kurti 1, ishte emëruar anëtar i përkohshëm i bordit në ” Ujësjellësi Prishtina”.

Në vitin 2019, Mentor Hyseni kishte aderuar në Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajmin e kishte bërë të ditur kryetari i VV-së, Albin Kurti.

“Ardhja e Mentorit në Lëvizje është vlerë e shtuar për të përmirësuar Politikat Publike, Ekonominë dhe Financat Pubiike në vendin tonë”, kishte shkruar Kurti.

Mentor Hyseni kishte qenë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet në zgjedhjet e vitit 2019, por nuk kishte marrë votat e mjaftueshme./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *