by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Të paktën 22 migrantë kanë vdekur pasi dy anije u fundosën në Mesdhe të mërkurën, thanë agjencitë humanitare.
Afër 60 persona janë shpëtuar dhe shumë të tjerë konsiderohen të zhdukur.
Ky është incidenti i fundit në Mesdhe, ku shumica e migrantëve kalojnë në tentim për të arritur në Evropë.
Kryqi i Kuq tha për AFP-në se 56 burra dhe katër gra i kanë shpëtuar fundosjes së anijeve me migrantë. Kjo organizatë tha se është ende e paqartë se sa persona ishin në dy anijet që ishin nisur nga Zavija në Libi dhe nga Tripoli mbrëmjen e së martës.
Ende nuk janë zbardhur shumë detaje të kësaj tragjedie, por agjencia italiane e lajmeve ANSA raportoi, duke cituar rrëfimet e disa të mbijetuarve, se pasi një nga anijet, që ishin nisur së bashku, filloi të përmbytej, disa migrantë u zhvendosën në anijen tjetër, e cila u mbingarkua dhe filloi të mbushej me ujë.
ANSA njoftoi se ndër të parët që u transportuan në morgun e Lampedusës ishin trupat e një të sapolinduri, tre fëmijëve, dy burrave dhe dy grave.
“Dhimbje e madhe për tragjedinë e një tjetër anijeje pranë bregut të Lampedusës, ku UNHCR po asiston tani të mbijetuarit. Duket se janë gjetur 20 trupa dhe po aq mungojnë”, shkroi në rrjetet sociale, Filippo Ungaro, zëdhënës i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.
Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi konfirmoi se dy anije u fundosën, duke thënë se ngjarja ndodhi 14 milje detare nga Lampedusa.
Disa media kanë raportuar se 97 persona ishin në dy anijet.
UNHCR-ja njoftoi të mërkurën se deri tani këtë vit janë regjistruar 675 viktima në mesin e migrantëve, të cilët u mbytën në tentim për të kaluar Mesdheun.
Demi të mërkurën, 38.263 emigrantë kanë mbërritur në brigjet e Italisë këtë vit, sipas Ministrisë së Brendshme.
Piantedosi shkroi në rrjetet sociale se ky episod thekson “urgjencën për të parandaluar, nga vendet e nisjes, udhëtimet e rrezikshme detare”.
Qeveria e krahut të djathtë e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, ka arritur marrëveshje me shtetet e Afrikës së Veriut, prej ku nisen migrantët, duke u dhënë fonde dhe duke ofruar trajnime, në këmbim të ndihmës për të ndalur nisjen e migrantëve drejt brigjeve italiane.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pas një telefonate me liderët evropianë dhe presidentin amerikan Donald Trump, ka zbuluar “pesë kushtet” për negociatat, përpara takimit mes Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin. Sipas tij, çdo çështje që lidhet me Ukrainën duhet të diskutohet vetëm me Ukrainën, duhet të përgatitet një format trepalësh për bisedime,
Paris Saint-Germain e ka fituar Superkupën e UEFA-s, duke mposhtur Tottenhamin përmes penalltive, pasi koha e rregullt përfundoi 2-2. Fillimisht, skuadra londinez e nisi fuqishëm takimin, duke bërë presion mbi fituesin e Ligës së Kampionëve. PSG u kundërpërgjigj në disa raste, por u mungoi efikasiteti, duke u dukur i barabartë me Spurs në
Një vrasje e trefishtë ka ndodhur ditën e diel në Gjilan. Viktimat janë: Selami dhe Edmond Hasani (babë e bir), si dhe Abedin Hoxha. I dyshuari kryesor për vrasjen e trefishtë dhe plagosjen e Hoxhës është Mefail Shkodra. Ai ishte denoncuar në polici nga Bujar Hoxha në prill të këtij viti. Vrasja ndodhi në një lokal në Gjilan. Gazeta
Zjarret që po shkrumbojnë zona si Akaia, Preveza, Kiosi dhe Kefalonia në Greqi, jo vetëm që po djegin pyje dhe shtëpi, por gjithashtu po kërcënojnë njerëzit dhe kafshët e bllokuara në flakë. Qentë, macet, delet, kuajt, lopët dhe kafshë të tjera, shoqërues besnikë të njerëzve, po përballen me terror. Në një kohë kur