Shqipëria: 27 vatra aktive, situatë kritike në jug, evakuime dhe ndihmë ndërkombëtare

 

 

Shqipëria po përballet me një valë zjarresh masive, me 27 vatra ende aktive në të gjithë territorin, ndërsa 7 të tjera mbahen nën monitorim. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, situata më e rëndë paraqitet në jug të vendit, ku rreziku për banesa, infrastrukturë dhe zona të mbrojtura është i lartë.

Zjarri i nisur në Finiq ka përfshirë qytetin e Delvinës, duke detyruar evakuimin e banorëve dhe ndërhyrjen nga ajri me avionë zjarrfikës nga Greqia, Çekia dhe Sllovakia. Flakët janë përhapur edhe në Sevaster, Mesaplik dhe Dropull, duke rrezikuar zona të banuara. Në ndihmë janë angazhuar forcat e emergjencës, ushtria dhe strukturat vendore nga disa bashki të jugut, raporton KFVA.

Në qarkun e Beratit, zjarri është riaktivizuar në Rehovë dhe ka prekur Rezervatin “Balloll”, ndërsa në Poliçan dhe Mbrakull janë evakuuar banorët. Situatë kritike raportohet edhe në Dibër, Tiranë, Gjirokastër dhe Elbasan, ku në Gramsh është regjistruar një viktimë nga asfiksia.

Ndërhyrje intensive po bëhen edhe në Shkodër, Fier, Kukës dhe Korçë, ku shumica e vatrave po mbahen nën kontroll.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…