by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Paris Saint-Germain e ka fituar Superkupën e UEFA-s, duke mposhtur Tottenhamin përmes penalltive, pasi koha e rregullt përfundoi 2-2.
Fillimisht, skuadra londinez e nisi fuqishëm takimin, duke bërë presion mbi fituesin e Ligës së Kampionëve. PSG u kundërpërgjigj në disa raste, por u mungoi efikasiteti, duke u dukur i barabartë me Spurs në fushë.
Por, me kalimin e minutave, skuadra franceze shtoi presionin, duke lënë më shumë hapësira në defanzivë.
Andaj, aty Tottenhami i ndëshkoi, duke shënuar për 1-0 me anë të Micky van de Ven në minutën e 39-të.PSG u mundua që deri në përfundim të pjesës së parë të shënonte golin e barazimit, mirëpo nuk ia doli, duke shkuar në pushimin mes pjesëve në disavantazh.
të nisi edhe më mirë për Tottenhamin, duke shënuar golin e dytë qysh në minutën e 47-të me anë të Christian Romeros që realizoi me kokë.
Në minutën e 67-të, Bradley Barcola kishte menduar se kishte shënuar, por gjyqtari anësor e anuloi golin e tij për pozicion jashtë loje.PSG u mundua nga të gjitha anët dhe Kang-In Lee ishte ai që ngushtoi epërsinë e Spurs në 2-1, kur realizoi në minutën e 85-të.
Tottenhami nuk ia doli të mbahej deri në fund, pasi parisienët i barazuan shifrat në 2-2 me anë Goncalo Ramos (90+4′).
Kështu, ndeshja shkoi direkt në ekzekutimin e penalltive, pasi UEFA ka hequr vazhdimet, ndërsa nga 11 metra, PSG ia doli të triumfonte me katër penallti të realizuara
Një gjuajtje me armë ka ndodhur në Shirokë të Suharekës, mbrëmjen e sotme. Si pasojë e gjuatjes, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Në videon e publikuar, shihet se njesitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. IndeksOnline ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është i pranishëm në duelin që Real Madridi po e zhvillon ndaj Villarrealit në kuadër të kampionatit spanjoll. Pak çaste para se të nis ndeshja, regjia spanjolle fokusoi presidentin Florentino Perez, ku shumë u befasuan kur panë afër tij presidentin e Shqipërisë, Edi Ramën. Rama tani ka reaguar
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thyer rekordin e shikueshmërisë në debatin e sontëm në RTV Dukagjin, në emisionin “Debat Plus”. Përballë analistëve dhe gazetarëve, Berisha prezantoi platformën e tij zgjedhore dhe dha përgjigje të qarta e direkte për të gjitha pyetjet e adresuara. Performanca
Një numër i madh protestuesish u mblodhën në qendër të Romës, dita e katërt me radhë e protestave në Itali për shkak të ndalimit nga Izraeli të një flotilje ndërkombëtare që po përpiqej të dërgonte ndihmë humanitare në Gaza dhe ndalimit të aktivistëve. Njerëz që mbanin banderola dhe flamuj palestinezë, duke brohoritur “Palestina