Policia ndalon kontrabandë mallrash serbe në vlerë mbi 20 mijë euro në Viti

 

 

Policia e Kosovës ka parandaluar futjen e mallrave të kontrabanduara në dy raste të ndara në territorin e komunës së Vitisë, me vlerë totale mbi 20 mijë euro dhe shmangie të detyrimeve doganore mbi 5 mijë euro.

Në rastin e parë, në rrugën Pozhoran–Sllatinë–Viti, njësitë policore kufitare kanë ndaluar një automjet të mbushur me produkte të Serbisë, përfshirë 3 mijë copë produkt mishi të përpunuar, 750 copa rrisk gjedhi dhe 15 mijë 840 pako çokollata.

Në rastin e dytë, në rrugën Viti–Gerlicë, është ndaluar një automjet me sasi të konsiderueshme farash të bardha dhe të zeza, ndërsa në një depo të të dyshuarit është zbuluar mall shtesë pa dokumentacion të rregullt.

“Sipas vlerësimeve të tregut, vlera totale e mallrave të sekuestruar në të dy rastet tejkalon shumën mbi 20,000 €, ndërsa shmangia e detyrimeve doganore vlerësohet mbi 5,000 €. I njëjti është sekuestruar nga Dogana e Kosovës për procedim të mëtejshëm”.

Njoftimi i plotë:

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…