‘Po fitojmë në gjithçka’ thotë Trump përpara telefonatës për Ukrainën

 

 

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se udhëheqësit evropianë janë “njerëz të shkëlqyer që duan të shohin një marrëveshje të arritur” në Ukrainë.

Duke folur përpara telefonatës së tij me Volodymyr Zelensky dhe udhëheqës të tjerë nga Evropa, Trump mbrojti takimin e tij të ardhshëm me Vladimir Putin në Alaska.

Duke postuar në Truth Social, ai sulmoi gazetarët të cilët, sipas presidentit amerikan, pretendojnë se “Putini ka fituar tashmë”.

“Për çfarë bëhet fjalë? Po fitojmë në çdo gjë. Lajmet e rreme po punojnë jashtë orarit”, tha ai.

“Nëse do të çliroja Moskën dhe Leningradin, si pjesë e marrëveshjes me Rusinë, lajmet e rreme do të thoshin se bëra një marrëveshje të keqe”, shtoi Trump.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…