by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pas një telefonate me liderët evropianë dhe presidentin amerikan Donald Trump, ka zbuluar “pesë kushtet” për negociatat, përpara takimit mes Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin.
Sipas tij, çdo çështje që lidhet me Ukrainën duhet të diskutohet vetëm me Ukrainën, duhet të përgatitet një format trepalësh për bisedime, të vendoset armëpushim dhe të ketë garanci për vendin.
Pesë pikat:
–Çdo çështje që lidhet me Ukrainën duhet të diskutohet vetëm me Ukrainën
–Të përgatitet një format trepalësh për bisedime (Rusi-Ukrainë-SHBA).
–Të vendoset një armëpushim
–Të ketë garanci dhe besim për sigurinë dhe integritetin territorial të Ukrainës
–Rusia nuk mund të ketë veto mbi anëtarësimin e Ukrainës në BE dhe NATO, sanksionet do të forcohen nëse nuk ka marrëveshje
Zelensky theksoi se Rusia nuk mund të ketë të drejtë vetoje për aspiratat e Ukrainës në BE dhe NATO, ndërsa paralajmëroi se sanksionet ndaj Moskës do të rriten nëse nuk arrihet një marrëveshje për armëpushim.
Presidenti ukrainas shpreson që armëpushimi i menjëhershëm të jetë “tema qendrore” e diskutimeve mes Putin dhe Trump.
Paris Saint-Germain e ka fituar Superkupën e UEFA-s, duke mposhtur Tottenhamin përmes penalltive, pasi koha e rregullt përfundoi 2-2. Fillimisht, skuadra londinez e nisi fuqishëm takimin, duke bërë presion mbi fituesin e Ligës së Kampionëve. PSG u kundërpërgjigj në disa raste, por u mungoi efikasiteti, duke u dukur i barabartë me Spurs në
Të paktën 22 migrantë kanë vdekur pasi dy anije u fundosën në Mesdhe të mërkurën, thanë agjencitë humanitare. Afër 60 persona janë shpëtuar dhe shumë të tjerë konsiderohen të zhdukur. Ky është incidenti i fundit në Mesdhe, ku shumica e migrantëve kalojnë në tentim për të arritur në Evropë. Kryqi i Kuq tha
Një vrasje e trefishtë ka ndodhur ditën e diel në Gjilan. Viktimat janë: Selami dhe Edmond Hasani (babë e bir), si dhe Abedin Hoxha. I dyshuari kryesor për vrasjen e trefishtë dhe plagosjen e Hoxhës është Mefail Shkodra. Ai ishte denoncuar në polici nga Bujar Hoxha në prill të këtij viti. Vrasja ndodhi në një lokal në Gjilan. Gazeta
Zjarret që po shkrumbojnë zona si Akaia, Preveza, Kiosi dhe Kefalonia në Greqi, jo vetëm që po djegin pyje dhe shtëpi, por gjithashtu po kërcënojnë njerëzit dhe kafshët e bllokuara në flakë. Qentë, macet, delet, kuajt, lopët dhe kafshë të tjera, shoqërues besnikë të njerëzve, po përballen me terror. Në një kohë kur