• Sun. Oct 19th, 2025

Përfundon seanca ndaj të dyshuarit për vrasjen e Enver Bajraktarit

Bykfvanews

Aug 13, 2025

 

 

Ka përfunduar seanca ndaj Top Kolshit, të dyshuar për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit në Baicë të Lipjanit.

Kolshi u arrestua të martën, pas kontrolleve të kryera në fshatin ku ndodhi edhe vrasja.

“Pas ndalimit në Polici dhe dhënies së deklaratës, i dyshuari ka pranuar veprimet e tij dhe kryerjen e veprës penale”, u tha në njoftimin e përbashkët të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe Policisë së Kosovës”, raporton KFVA.

Më 4 gusht, Bajraktari ishte raportuar i zhdukur nga familjarët e tij. Një ditë më vonë, në Baicë ishte gjetur një trup i pajetë i varrosur në një arë. Më pas u konfirmua se viktima ishte Enver Bajraktari./KFVA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *