Operacioni për kapjen e Mefail Shkodrës dhe djemve të tij: Jemi në fazë preliminare të hetimeve, s’mund të japim informata

 

 

Policia e rajonit të Gjilanit ka refuzuar të tregojë nëse kanë informacione se të dyshuarit për vrasjen e trefishtë janë larguar nga Kosova apo jo ose detaje tjera rreth operacionit për kapjen e tyre. Ata kanë thënë se për shkak që rasti është në fazën preliminare të hetimeve, nuk mund të japin informata.

“Për shkak se ndodhemi në fazën preliminare të hetimeve, aktualisht nuk mund të japim informacione lidhur me rastin. Në cilën do kohë që të kemi zhvillime të reja menjëherë dhe me kohë do të ju njoftojmë”, thuhet në përgjigje.

Ndërkaq, dje ata thanë se  kanë ndërmarrë masa të shtuara për lokalizimin dhe arrestimin e tre të dyshuarve për vrasjen e trefishtë që ndodhi atje mesditën e së dielës.

Po ashtu policia ka njoftuar të gjitha pikat kufitare dhe kanë zhvilluar bastisje në vendet ku “kanë besuar” se mund të strehohen të dyshuarit.

“Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të shtuara për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve të këtij rasti të rëndë. Përveç masave operative që i kemi në vazhdimësi kemi apeluar edhe përmes mediave duke i bërë publike profilet e personave të dyshimtë të kërkuar dhe   kushdo që posedon informacion në lidhje me vendndodhjen e tyre ta kontaktoj Policinë e Kosovës ku do qoftë në stacionin ma të afërt. Janë njoftuar të gjitha pikatë kufitare  që nga momenti i parë kur është raportuar rasti. Janë zhvilluar shumë bastisje në lokacione të ndryshme ku kemi besuar se mundë të strehohen të dyshuarit”, thuhet në përgjigjen e djeshme të policisë në Gjilan për Express.

Viktimat nga ky krim i rëndë janë Selami dhe Edmond Hasani (babë e bir) dhe Abedin Hoxha.

Ndërsa të dyshuarit, që ende ndodhen në arrati, janë Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij, Edonisi dhe Engjulli.

Arsyeja e të shtënave me armë dyshohet se ishte fajdeja.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…