Mbesa e legjendës së gazetarisë Jusuf Ferizi hyn fuqishëm në politikën e Prishtinës: Pelloponeza Jakupi, zëri i guximshëm i brezit të ri

 

 

Prishtinë – Në një kohë kur politika shpesh perceptohet si skenë e lodhur nga fytyrat e njëjta dhe premtimet e harruara, një emër i ri po ngjall shpresë dhe entuziazëm të vërtetë në kryeqytet: Pelloponeza Jakupi, mbesa e gazetarit të mirënjohur dhe të guximshëm Jusuf Ferizi, po hyn fuqishëm në garën për Asamblenë Komunale të Prishtinës me numrin 54 në listën e AAK-së.

E rritur me vlerat e së vërtetës, drejtësisë dhe guximit – trashëgimi e drejtpërdrejtë nga gjyshi i saj, zëri kritik i një epoke që nuk pranonte kompromis me të pavërtetën – Pelloponeza është shumë më tepër se një kandidate e zakonshme. Ajo është përfaqësuese e një gjenerate që nuk pranon të heshtë. E diplomuar me sukses në Fakultetin Juridik në Prishtinë, ajo vjen me dije të thellë, energji rinore dhe një vizion të pastër për një Prishtinë më të drejtë, më transparente dhe më të përfshirë.

Në një realitet ku qytetarët janë lodhur nga mosfunksionimi institucional dhe mungesa e përfaqësimit të vërtetë, Pelloponeza Jakupi ofron një alternativë që nuk buron nga kalkulimet politike, por nga vullneti i sinqertë për të kontribuar në ndërtimin e një qyteti që i shërben të gjithëve, pa dallim.

“Unë jam këtu sepse nuk dua të rri më spektatore. Dua të jem pjesë e ndryshimit, jo për karrierë, por për bindje,” ka deklaruar ajo në një prej takimeve me të rinjtë e lagjes Dardania.

Me trashëgimi të fortë familjare, edukatë të shëndoshë dhe kurajo për të sfiduar status quo-në, Pelloponeza Jakupi nuk është vetëm një emër i ri në listë – ajo është një thirrje për zgjuarsi, përfaqësim dhe drejtësi.

Në këtë garë, ajo nuk mban vetëm emrin e një familjeje të njohur për kontributin publik, por mban mbi supe shpresat e një brezi që ka vendosur të mos ikë, por të luftojë.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…