Liberalizimi i tregut të energjisë, Hoti: Kësaj situate, jo vetëm që i vjen era, por kundërmon

 

 

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, e ka kritikuar Zyrën e Rregullatorit të Energjisë, për entuziazmin, siç tha ai, për t’i detyruar bizneset të blejnë energjinë në treg të hapur.

Ai është habitur edhe me heshtjen e Qeverisë në detyrë ndaj kësaj situate.

“Çfarë entuziazmi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për t’i detyruar bizneset të blejnë energjinë në treg të hapur, ku çmimi është disa herë më i shtrenjtë se çmimi që paguajnë tani?!

Çfarë apatie e Qeverisë për këtë situatë të krijuar?!

Kësaj situate, jo vetëm që i vjen era, por kundërmon”,

Postimi i plotë:

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…