by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë duke caktuar masën e paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit T.K. në kohëzgjatje prej 1 muaj, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë të Enver Bajraktarit.
Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtari i procedurës paraprake vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate në këtë fazë të procedurës, dhe se çdo masë tjetër do të ishte e pamjaftueshme për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale.
Në një njoftim për media, Gjykata ka dhënë detaje për rastin në të cilin T.K. ka pranuar fajin. Aty thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën në bashkëkryerje me persona ende të paidentifikuar deri më tani.
“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri T.K. mes datës 03.08.2025 ora 16:00 dhe datës 04.08.2025 rreth orës 12:10, në fshatin Baicë, Komuna e Lipjanit, për shkak te mosmarrëveshjeve paraprake mes vete, me dashje e në bashkëkryerje edhe me persona ende të paidentifikuar deri më tani, në mënyrë dinake dhe mizore privojnë nga jeta tani të ndjerin E.B., në atë mënyrë që i ndjeri E. me datën 03.8.2025 rreth orës 16:00 kishte dal nga shtëpia duke e dërguar gjedhen e tij për kullos në livadhet e fshatit dhe aty i njëjti fillimisht goditet me mjete të forta në kokë dhe trup, më pas ngulfatet dhe trupi i tij tërhiqet zvarrë për disa metra duke kaluar përmes një arre të mbjellë me misër dhe aty fillimisht hiqen disa rrënje misri, gërmohet një gropë me thellësi mbi 1m, më pas brenda saj vendoset trupi i pajetë i të ndjerit, e sipër të cilit vendosen dërrasa dhe më pas gropa mbulohet me dhe, kurse aty rivendosen rrënjët e misrit. Më pas me datën 04.8.2025 rreth orës 12:10 familjarët e viktimës duke bërë kërkime nëpër zona të fshatit arrijnë ta gjejnë viktimën e varrosur pa shenja jete, me çka në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Vrasje e Rëndë”, thuhet në njoftim.
Sot Gjykata vendosi për masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka mbajtur sot konferencë pas publikimit në media të një punimi të vitit 2012, ku figuron si bashkautor dhe ku janë bërë aludime se në të përmendet Ushtria Çlirimtare e Kosovës, përcjell KFVA. “Jam këtu për të treguar se nuk është hera e parë që unë
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka shkruar në lidhje me rrjedhën e mundshme të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës e cila do të mbahet sot nga ora 11:00. Në këtë seancë pritet të zgjidhet edhe nënkryetari i 5-të, i cili duhet të jetë nga komuniteti serb Murati ka thënë se
72 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë. Një aksident ka qenë me fatalitet, 23 me të lënduar dhe 48 me dëme materiale. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 2 mijë e 587 gjoba, derisa janë arrestuar 23 persona dhe 16 janë dërguar në mbajtje.
Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimet për Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit pritet të zhvillohet në fillim të javës së ardhshme. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka konfirmuar se ky proces do të mbahet më 3 ose 4 shtator 2025, sipas planifikimit të institucionit. “Sipas