by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Fazliu, po mbahet në paraburgim në Hagë nën akuzat për pengim të drejtësisë. Prej gati një viti, djali i tij, Fahriu, thotë se nuk po i lejohet as të komunikojë dhe as ta takojë, ndryshe nga familjarët e tjerë që kanë këtë të drejtë. Ai e quan këtë shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe rrëfen mallin për të atin.
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Fazliu, po mbahet në paraburgim në Dhomat e Specializuara në Hagë, i akuzuar për pengim të drejtësisë. Pothuajse prej një viti, djali i tij, Fahriu, pohon se nuk i lejohet asnjë lloj kontakti me babanë, ndërsa kujtimin e tij e mban gjithnjë pranë, përmes një fotografie.
Fahriu thotë se po i shkelen të drejtat nga Gjykata në Hagë.
“Këtë muaj që po hyjmë po bëhen 9 muaj që s’po munden ta takoj babin tim, as ta shohë në video lidhje as ta takoj në mënyrë fizike, ku ai po qëndron atje padrejtësisht. Është një mërzi e madhe si djalë i tij, por mendoj që është një shkelje e madhe e të drejtave të njeriut që s’po më lejohet ta takoj vetëm njëherë babin tim”, tha Fahri Fazliu, biri i Fadil Fazliut.
Megjithëse, familjarët e tjerë gëzojnë të drejtën për ta takuar dhe për të komunikuar me të, Fahriu thotë se nuk e kupton arsyen pse po i mohohet kontakti me babanë teksa thekson se ende nuk ka marrë përgjigje nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
“Në dhjetor kur kemi kërkuar si familje të shkojmë ta vizitojmë me nënën, vëllain dhe motrën, më është kkthyer email nga Dhomat e Specializuara që “nuk mundesh ta takosh, as në mënyrë fizike, as përmes videolidhjes, dhe asnjë arsyetim i vetëm nuk ka qenë pse unë nuk kam të drejtë ta takoj babin tim”, theksoi Fahriu.
Ai tregon për mallin që ndjen për babanë dhe për lidhjen e veçantë mes tyre, duke theksuar se mungesën e tij e ndjen në çdo moment.
“Mungesa e tij është e madhe, sepse, si çdo fëmijë, edhe unë, por ndoshta pse kam qenë fëmija më i madh, kam qenë më i lidhur me të, po edhe siç ma kanë lënë edhe emrin e vëllait të Fadilit- dëshmor. Është një mungesë e madhe, ishte edhe ditëlindja e tij, ndihet mungesa e tij në shoqëri, në familje, shtëpi, në përvjetorët e dëshmorëve që i kemi , se është një boshllëk i madh pa kryefamiljarin këtu”, shtoi ai.
Fahriu thotë se problemin më të madh e ka se nuk ka institucion se ku ta paraqesë këtë shqetësim, por mbetet me shpreson se drejtësia do të triumfojë./
Qytetarët janë duke u përballur me pritje të gjata në pikat kufitare për të dalë nga Kosova. Siç tregojnë të dhënat, pritjet në Merdarë shkojnë mbi dy orë e gjysmë. Të Dheu i Bardhë janë mbi një orë, kurse në Jarinje rreth 40 minuta. Sa i përket pritjeve për të hyrë, ato nuk
Me afrimin e datës 1 shtator, e cila shënon fillimin e vitit të ri akademik 2025-2026, shumë prindër dhe familje janë në pritje për hapjen e aplikimit për subvencionet e teksteve shkollore për fëmijët e tyre. Edhe pse ky është një moment kur zakonisht prindërit fillojnë përgatitjet për blerjen e librave dhe materialeve të
Qeveria e Kosovës ka vendosur heqjen e tarifës doganore për mallrat me origjinë preferenciale nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Dogana e Kosovës ka dhënë disa sqarime se çfarë duhet kriteresh duhet të plotësohen, në mënyrë që mallrat të importohen pa pagesë të tarifës doganore. “Ky vendim ndonëse përfaqëson një masë të
Një goditje e rëndë për LDK-në në kryeqytet. Pas 17 viteve si aktivist besnik në Prishtinë, Fatos Azemi, një nga figurat më të njohura urbane dhe me profil profesional të lartë i ka kthyer shpinën Lumir Abdixhikut për t’iu bashkuar AAK-së së Bekë Berishës. Arsyeja? “Inati personal” i kryetarit të LDK-së, që e