by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Mefail Shkodra, personi më i përfolur në ditët e fundit dhe i dyshuari kryesor për vrasjen e trefishtë që tronditi Gjilanin të dielën, po del të ketë pasur lidhje të afërta me figura të rëndësishme politike në vend.
Në disa fotografi të publikuara, ai shihet pranë presidentes Vjosa Osmani, bashkëshortit të saj – kryeministrit në detyrë Albin Kurti, si dhe ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.
Pas publikimit të këtyre imazheve, Presidenca e Kosovës reagoi duke mohuar njohjen nga afër të Shkodrës, duke thënë se fotografia është bërë gjatë një aktiviteti festiv të organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, ku sipas tyre, Shkodra ka qenë i pranishëm si i ftuar.Mirëpo, këtë version e ka hedhur poshtë vet Ambasada e Shqipërisë.
Ambasada ka deklaruar se Mefail Shkodra nuk ka figuruar kurrë në listat e të ftuarve për asnjë aktivitet zyrtar të saj.
“Në përgjigje të kërkesës suaj për informacion, ju njoftojmë se, bazuar në të dhënat zyrtare të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, personi në fjalë nuk rezulton i regjistruar në listat e të ftuarve për asnjë nga pritjet apo aktivitetet zyrtare të organizuara nga Përfaqësia jonë diplomatike,” thuhet në përgjigjen e ambasadës.
“Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës ndjek dhe monitoron me kujdes zhvillimet në vend dhe rikonfirmon se shtetasi Mefail Shkodra nuk ka qenë në asnjë listë si i ftuar në asnjë aktivitet zyrtar të organizuar nga kjo Ambasadë,” kanë deklaruar nga ambasada për Insajderin.
Edhe Qeveria Kurti në detyrë ka mohuar që Mefail Shkodra, i dyshuari për vrasjen e trefishtë në Gjilan, të jetë ftuar nga ana e saj në eventin ku është fotografuar me figura të larta shtetërore.
Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, ka deklaruar se ngjarja nuk është organizuar nga Qeveria, por nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë.
Ai ka akuzuar deputetin e PDK-së, Abelard Tahiri, për gënjeshtër publike lidhur me këtë çështje.
“Z. Abelard Tahiri sot gënjeu publikisht dhe atë me vetëdije. Ai sot, në një konferencë për media, ndonëse deputet, me vetëdije të plotë iu bashkua fushatës së rrjeteve sociale përmes së cilës synohet njollosja e Kryeministrit dhe Qeverisë Kurti dhe lidhja e saj me dorasin Mefail Shkodra përmes një fotografie. Deputeti Tahiri mashtroi publikisht kur tha se ajo fotografi ishte shkrepur në një pritje shtetërore të organizuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
“Edhe pse e di që ajo ngjarje është, në fakt, pritje e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë në shënim të 110-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. E di, sepse vetë ka qenë i ftuar dhe i pranishëm në po atë ngjarje të vitit 2022, sikurse dëshmon fotografia më poshtë. E kur ai e thotë qëllimisht e publikisht të pavërtetën, atëherë nuk i mbetet kredibiliteti për të thënë çkado tjetër”, shkruante Kryeziu në Facebook.
Megjithë deklaratat kontradiktore, mbetet e paqartë kush e ftoi dhe për çfarë arsye Mefail Shkodrën në atë event, si dhe si përfundoi ai duke pozuar me figurat më të larta të shtetit.
E kaluara kriminale e Mefail Shkodrës
Ngjarja e së dielës (10 gushtit) nuk ishte përplasja e parë e Mefail Shkodrës me ligjin.
Në vitin 2024, ai ishte arrestuar gjatë një operacioni të gjerë të Policisë së Kosovës në tri rajone të vendit, për veprat penale të “Fajdes” dhe “Detyrimit”.
Në atë rast, në Gjilan, u arrestua bashkë me një person tjetër, ndërsa një i tretë u shpall në kërkim. Sipas Prokurorisë së Gjilanit, dëmi financiar i shkaktuar nga grupi i dyshuar arriti në mbi 600 mijë euro.
Viktimat kishin raportuar se ishin përballur me kërcënime dhe presion të vazhdueshëm për shlyerjen e borxheve me kamata të larta dhe në mënyrë të paligjshme.
Shkodra shoqërohej me Kurtin, Osmanin e Ramën
Përtej skenës kriminale, Mefail Shkodra ishte aktiv edhe në rrjetet sociale, ku shpesh publikonte fotografi me vetura luksoze dhe me stil jetese ekstravagante.

Në disa prej tyre, ai shfaqej në praninë e figurave të njohura politike, përfshirë kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani, kryetarin e Prishtinës Përparim Ramën, e ministrin e Brendshëm Xhelal Svecla.


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, strukturat e policisë kanë identifikuar 14 autorë të zjarrvënieve. Sipas Ramës, 10 nga autorët janë arrestuar, kurse katër të tjerë janë proceduar penalisht. “Forca Kombëtare e Sigurisë, Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat Operacionale janë në terren, duke
Prishtinë – Në një kohë kur politika shpesh perceptohet si skenë e lodhur nga fytyrat e njëjta dhe premtimet e harruara, një emër i ri po ngjall shpresë dhe entuziazëm të vërtetë në kryeqytet: Pelloponeza Jakupi, mbesa e gazetarit të mirënjohur dhe të guximshëm Jusuf Ferizi, po hyn fuqishëm në garën për Asamblenë
Donald Trump dhe Vladimir Putin do të takohen të premten në bazën e largët Elmendorf-Richardson, një instalim ushtarak amerikan në Anchorage, Alaskë. Elmendorf-Richardson kombinon bazën Elmendorf të Forcave Ajrore dhe Fort Richardson të Ushtrisë Amerikane, transmeton KFVA. Është baza më e madhe ushtarake e Alaskës dhe është shtëpia e më shumë se 32,000
Nënkryetari i Bashkisë së Delvinës, Filip Xuxi ka përfunduar në spital këtë të mërkurë, më 13 gusht, pas përballjes së tij me zjarret që kanë përfshirë zonën. Në pamjet që kanë qarkulluar në rrjet, nënkryetari i bashkisë shihet i ulur në një karrige në rrota ndërsa po e transportojnë për në spitalin e