Vrasja në Hajvali – detajet e deritanishme për ngjarjen që tronditi kryeqytetin!

 

 

Mbrëmjen e së hënës, rreth orës 22:00, një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Prishtinës. Një person u gjet i vdekur në një veturë me targa londineze në lagjen Hajvali.

Viktima është identifikuar si Muhamet Matoshi, 41 vjeç, i cili sipas dëshmive të para, u vra pas një konflikti në trafik që eskaloi në përdorim armësh.

Zyrtarë të Policisë dhe të Emergjencës konfirmuan se viktima kishte plagë nga arma e zjarrit dhe kishte mbërritur pa shenja jete në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Në QKUK ka ardhur i vdekur me plagë nga arma e zjarrit”, deklaroi drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla.

I dyshuari për vrasjen siç raportoi Gazeta, është Xhemajl Nuhiu, i cili sipas Policisë së Kosovës është tashmë i identifikuar, por ende në arrati.

Gazeta raporti ekskluzivisht se prapavija e vrasjes së rëndë në Hajvali, ku humbi jetën 41-vjeçari lidhet me një ngatërresë banale në komunikacion.

Sipas burimeve të sigurta, pas një shkëmbimi fjalësh mes viktimës dhe të dyshuarit Xhemajl Nuhiu, situata ka eskaluar deri në përdorimin e armës së zjarrit, që përfundoi tragjikisht me vdekjen e Matoshit në vendngjarje.

Hetimet po vazhdojnë me intensitet nga Policia dhe Prokuroria, ndërsa i dyshuari është ende në kërkim.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…