by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Pas rastit tragjik në të cilin u vranë tre persona në Gjilan, më 10.08.2025, në vendin e ngjarjes ishte arrestuar një person i dyshuar.
Në konferencën për media, të mbajtur të dielën në mbrëmje, drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, Agron Rukiqi, kishte njoftuar se një person ishte arrestuar në vendin e ngjarjes, ndërsa tre të dyshuarit kryesorë për vrasjen e trefishtë, Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjull Shkodra, ishin në arrati.
Lidhur me të arrestuarin drejtori Rukiqi kishte thënë se janë duke u zhvilluar hetimet për të mësuar nëse ai ka qenë i përfshirë në këtë rast.
I arrestuari në vendin e ngjarjes ishte Enis Shkodra, djali tjetër i Mefail Shkodrës.
Për rastin e Enis Shkodrës ka folur në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini avokatja e tij, Lirije Kovani, e cila njoftoi se klienti i saj është liruar në procedurë të rregullt.
“Prokurori i shtetit sot e la të lirë dhe është ndërprerë masa e ndalimit. Ai është liruar në procedurë të rregullt pasi me asnjë provë të vetme nuk është vërtetuar që ai ka qenë i përfshirë në këtë rast” – tha avokatja.
Sipas avokates klienti i saj në momentin kur ka ndodhur incidenti tragjik nuk ka qenë fare në vendin e ngjarjes dhe ka alibi për këtë.Ajo shpjegoi se klienti i saj kishte shkuar në vendin e ngjarjes vetëm pasi nëna e tij e kishte thirrur në telefon dhe e kishte njoftuar se diçka kishte ndodhur.
Ajo shpjegoi se klienti i saj kishte shkuar në vendin e ngjarjes vetëm pasi nëna e tij e kishte thirrur në telefon dhe e kishte njoftuar se diçka kishte ndodhur.
Gjithnjë sipas avokates, klienti i saj ka shkuar në vendin e ngjarjes, ka pyetur njerëzit se çfarë ka ndodhur, u afrohet zyrtarëve policorë dhe u tregon se kush ishte – djali i Mefail Shkodrës, e pas kësaj zyrtarët policorë e fusin në veturën e Policisë, fillimisht për shkaqe sigurie, dhe më pas e dërgojnë në stacionin policor në Gjilan, e intervistojnë si të dyshuar për pjesëmarrje në rrahje, dhe më pas, me vendim të prokurorit të shtetit e ndalojnë për 48 orë.
Avokatja tregoi se dje, më 11.08.2025, është mbajtur seanca në Prokurorinë e Gjilanit, ku klienti i saj ka treguar se në kohën kur ka ndodhur ngjarja ka qenë duke bërë incizimin video në një aheng familjar dhe se nuk ka qenë fare prezent në vendin e ngjarjes dhe nuk ka pasur njohuri se çka ka ndodhur.
Një ngjarje tragjike ka ndodhur rreth mesditës të së dielës, më 10.08.2025, në qendër të Gjilanit.Tre persona janë vrarë me armë zjarri dhe të dyshuar për vrasje të rëndë janë Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij – Edonis dhe Engjull Shkodra.Të tre ende janë në arrati.
Policia e rajonit të Gjilanit ka refuzuar të tregojë nëse kanë informacione se të dyshuarit për vrasjen e trefishtë janë larguar nga Kosova apo jo ose detaje tjera rreth operacionit për kapjen e tyre. Ata kanë thënë se për shkak që rasti është në fazën preliminare të hetimeve, nuk mund të japin informata.
Presidenti amerikan Donald Trump thotë se udhëheqësit evropianë janë “njerëz të shkëlqyer që duan të shohin një marrëveshje të arritur” në Ukrainë. Duke folur përpara telefonatës së tij me Volodymyr Zelensky dhe udhëheqës të tjerë nga Evropa, Trump mbrojti takimin e tij të ardhshëm me Vladimir Putin në Alaska. Duke postuar në Truth
Mefail Shkodra, personi më i përfolur në ditët e fundit dhe i dyshuari kryesor për vrasjen e trefishtë që tronditi Gjilanin të dielën, po del të ketë pasur lidhje të afërta me figura të rëndësishme politike në vend. Në disa fotografi të publikuara, ai shihet pranë presidentes Vjosa Osmani, bashkëshortit të saj – kryeministrit
Policia e Kosovës ka parandaluar futjen e mallrave të kontrabanduara në dy raste të ndara në territorin e komunës së Vitisë, me vlerë totale mbi 20 mijë euro dhe shmangie të detyrimeve doganore mbi 5 mijë euro. Në rastin e parë, në rrugën Pozhoran–Sllatinë–Viti, njësitë policore kufitare kanë ndaluar një automjet të mbushur