Trump shpall “ditën e çlirimit” në Washington, mobilizon gardën kombëtare dhe merr kontrollin e policisë

 

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shpallur një operacion të paprecedentë për të rikthyer, sipas tij, rendin dhe sigurinë në kryeqytetin amerikan. Në një konferencë për shtyp të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë të hënën, Trump deklaroi:

“Po njoftoj një veprim historik për të shpëtuar kryeqytetin e kombit tonë nga krimi, gjakderdhja, rrëmuja, mjerimi dhe më keq akoma. Kjo është dita e çlirimit në Uashington dhe ne do ta marrim përsëri kryeqytetin tonë. Ne do ta marrim përsëri.”

Si pjesë e këtij vendimi, Presidenti ka urdhëruar mobilizimin e Gardës Kombëtare në Uashington D.C. dhe marrjen e kontrollit të forcës policore të qytetit nga administrata federale. Ky hap vjen pas një serie masash të forta të ndërmarra javët e fundit për të luftuar rritjen e kriminalitetit dhe për të zbatuar rendin publik.

Trump ka paralajmëruar se do të përdorë “të gjitha mjetet ligjore dhe institucionale” për të garantuar sigurinë e qytetarëve, duke theksuar se situata aktuale nuk mund të vazhdojë. “Nuk do të lejojmë që kryeqyteti i kombit tonë të jetë peng i krimit dhe anarkisë,” tha ai.

Vendimi ka shkaktuar reagime të ndryshme në arenën politike dhe shoqërore. Mbështetësit e konsiderojnë këtë veprim si një hap të nevojshëm për të garantuar rendin, ndërsa kritikët paralajmërojnë se ndërhyrja federale në forcat e policisë lokale përbën një precedent të rrezikshëm dhe mund të minojë autonominë e qytetit.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes administratës federale dhe autoriteteve lokale në Uashington janë përkeqësuar ndjeshëm, sidomos pas përplasjeve të fundit mbi trajtimin e çështjes së të pastrehëve dhe rritjes së numrit të krimeve të dhunshme.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…