Seanca konstituive s’mbahet pa aktgjykimin e plotë të Kushtetueses

 

 

Konstituimi i përbërjes së re parlamentare, tani ka për bazë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ligjvënësit urdhërohen, që brenda një afati 30-ditor, ta zgjedhin kryekuvendarin përmes votimit të hapur, duke e hedhur në votim të njëjtin kandidat jo më shumë se tri herë.Megjithatë, seanca konstituive nuk mund të mbahet derisa Kushtetuesja të publikojë aktgjykimin e plotë.

Bazuar në praktikat e mëhershme, për publikim të plotë të aktgjykimit, Kushtetueses i nevojiten një e më së shumti deri në dy javë kohë, mbas së cilës mund të vazhdojë cikli 48-orësh.Që nga 15 prilli, kur seanca konstituive u thirr për herë të parë, deputetët kanë mbajtur plot 54 vazhdime të kësaj seance, të cilave u ka prirë deputeti më i vjetër i legjislaturës së re, Avni Dehari.

Kushtetuesja ka vënë në pah se kryesuesi Dehari nuk ka vepruar në bazë të aktgjykimit të 26 qershorit të kësaj gjykate, duke shpallur si të pavlefshme të gjitha seancat e mbajtura përgjatë një muaji, më konkretisht nga 27 qershori deri më 26 korrik.

Ndërkohë, Rregullorja e Kuvendit specifikon se për mbarëvajtjen e seancës kujdeset kryesuesi, kështu që pritet që deputeti Dehari të thërrasë seancën sapo Kushtetuesja ta publikojë aktgjykimin e plotë në Gazetën Zyrtare.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është mirëpritur nga partitë opozitare, ndërkohë u kritikua nga partia fituese e zgjedhjeve.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…