Prizren: Arrestohet një person, sekuestrohet drogë rreth 300 mijë €

Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit e Njësisë rajonale për hetimin e trafikimit me narkotikë në Prizren, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, kanë ndërmarrë veprime operative të suksesshme që kanë rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale të lidhur me substanca narkotike.

Ditën e djeshme në rrugën “Viljam Voker” në Prizren, është arrestuar i dyshuari me iniciale H.K, shtetas i Republikës së Kosovës.

Gjatë kontrollit të realizuar në dy lokacione me urdhër të prokurorit kompetent, në njërën nga lokacionet janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale:

Substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, me peshë totale 4 kg e 440 gramë;

Dy (2) peshore elektronike;

Të holla (para) në vlerë prej 260 eurosh;

Një (1) pajisje për vakumim të qeseve plastike;

Një (1) motoçikletë PIAGGIO VESPA;

Një (1) telefon mobil iPhone 15 Pro Max;

Një (1) skalper;

Sasi e konsiderueshme e qeseve plastike për paketim.

Sipas vlerësimeve, sasia e sekuestruar e substancës narkotike, në tregun ilegal, mund të kapë vlerën deri në 300,000 euro.

I dyshuari është shoqëruar në polici, ku është intervistuar në prani të avokatit të caktuar sipas detyrës zyrtare.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, ai është ndaluar për 48 orë.

Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar nga ana e Njësisë së antidrogës në Prizren në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…