by kfvanews

Share

by kfvanews

Share

 

 

Ironia tragjike është e pashmangshme. Teksa ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dje në mbrëmje “zbarkoi” në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan për t’iu përcjellë personalisht urdhrat e tij Policisë dhe Inspektoratit Policor të Kosovës, për vrasjen e trefishtë që tronditi qytetin dhe mbarë Kosovën, vendi shënoi një tjetër krim të rëndë me armë zjarri.

Në momentin kur ministri ishte ulur në sallat e policisë, duke dhënë direktiva për “shtim të masave të sigurisë” dhe “zero tolerancë ndaj krimit”, një tjetër jetë u shua.

Bilanci i zi: pesë të vrarë brenda vetëm një dite.

Prania e tij, e menduar për të dhënë një sinjal force shtetërore, u shoqërua nga një realitet brutal: krimi nuk e njeh as protokollin e vizitave zyrtare, as fjalimet e bujshme përpara kamerave.

E për ta bërë fotografinë edhe më të plotë, sa herë ndodhin krime të tilla, masat “urgjente” zakonisht nisin me suspendime që prekin deri në nivel stacioni: policë, hetues, madje edhe komandantë stacionesh. Por çuditërisht, kurrë nuk arrijnë të prekin majën e zinxhirit, drejtorët rajonalë. Ata mbeten gjithmonë jashtë fushës së goditjes, edhe kur dështimi në menaxhim është i dukshëm.

Në fund, pyetja që nuk mund të anashkalohet është: A ishte vizita e ministrit në Gjilan një aksion real për ta ndalur spiralen e dhunës, apo thjesht një skenë për marketing bashkë me IPK-në, sepse krimi, siç e tregoi kjo ditë, nuk priti as të mbaronte fjalimi, as të çohej deri në fund suspendimi.

Pyetja tjetër, për vrasjen në Hajvali cilin policë duhet me suspendu, që para mediave mirë me tingëllu?!

Vendi po rrëshqet drejt dhunës e dështimit si asnjëherë më parë. Kjo nuk është retorikë, kjo është fakt që e shohim çdo ditë.

Related Posts

  • Një gjuajtje me armë ka ndodhur në Shirokë të Suharekës, mbrëmjen e sotme. Si pasojë e gjuatjes, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Në videon e publikuar, shihet se njesitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. IndeksOnline ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një

  •     Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është i pranishëm në duelin që Real Madridi po e zhvillon ndaj Villarrealit në kuadër të kampionatit spanjoll. Pak çaste para se të nis ndeshja, regjia spanjolle fokusoi presidentin Florentino Perez, ku shumë u befasuan kur panë afër tij presidentin e Shqipërisë, Edi Ramën. Rama tani ka reaguar

  •     Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thyer rekordin e shikueshmërisë në debatin e sontëm në RTV Dukagjin, në emisionin “Debat Plus”. Përballë analistëve dhe gazetarëve, Berisha prezantoi platformën e tij zgjedhore dhe dha përgjigje të qarta e direkte për të gjitha pyetjet e adresuara. Performanca

  •     Një numër i madh protestuesish u mblodhën në qendër të Romës, dita e katërt me radhë e protestave në Itali për shkak të ndalimit nga Izraeli të një flotilje ndërkombëtare që po përpiqej të dërgonte ndihmë humanitare në Gaza dhe ndalimit të aktivistëve. Njerëz që mbanin banderola dhe flamuj palestinezë, duke brohoritur “Palestina