by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Inspektorati Policor i Kosovës dje i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e katër zyrtarëve policorë të Drejtorisë Rajonale në Gjilan, ku sipas raportimeve është mësuar se katër zyrtarët e suspenduar janë Bekim Sabedini, Ardian Demiri, Metush Arifi dhe Shaban Hajdaraj.
Siç raporton Gazeta Metro njëri nga të rekomanduarit për suspendim, hetuesi Ardian Demiri, është vëllai kandidatit për deputet të Vetëvendosjes, Burim Demiri.
Bazuar në autorizimet ligjore dhe për të ruajtur integritetin e hetimeve, IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e katër zyrtarëve policorë të Drejtorisë Rajonale në Gjilan.
Sipas njoftimit, janë suspenduar: “Një rreshter policor dhe një hetues nga Njësia e Hetimeve Rajonale në Gjilan, një rreshter policor që mban pozitën e shefit të hetimeve në Stacionin Policor të Novobërdës, një zyrtar policor nga Njësia e Reagimit të Shpejtë në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan”.
Njoftimi nga Inspektorati Policor i Kosovës:
Inspektorati Policor i Kosovës ka filluar një hetim paraprak në kuadër të të cilit do të hetohet nëse ka pasur ndonjë lëshim apo përfshirjeje të mundshme të ndonjë pjesëtari të Policisë së Kosovës në veprimtarinë kriminale të të dyshuarit i shpallur në kërkim për vrasjen e trefishtë në Gjilan.
Bazuar në autorizimet ligjore dhe në rëndësinë e ruajtjes së integritetit të hetimit dhe shmangien e çdo ndikimi mbi dëshmitarë apo prova, Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar sot Policisë së Kosovës suspendimin për katër zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan.
Bazuar në rekomandimin e IPK-së janë suspenduar një rreshter policor dhe një hetues nga njësiti i hetimeve rajonale të Drejtorisë rajonale në Gjilan, një rreshter policor – shef i hetimeve në Stacionin Policor të Novobërdës dhe një zyrtar policor i angazhuar në Njësinë e Reagimit të Shpejtë, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan.
Në historinë e luftës çlirimtare të Kosovës, emri i Qazim Hakajt nuk mund të përmendet thjesht si një mësues apo si një ushtar i zakonshëm. Ai ishte më shumë: një intelektual që hodhi shkumësin e matematikës për të marrë pushkën e lirisë, një edukator që i mësoi brezit të ri jo vetëm formulat e
As vet Vetëvendosja nuk po mundet me pranu që Dimal Basha po kryekuvendon prej dje, raporton KFVA. Kjo u bë e mundur gati shtatë muaj nga mbajtja e zgjedhjeve, e më shumë se katër muaj përplasje mes partive politike parlamentare për emra e për procedura. Zgjedhja e tij, përveç nga 56 votat e
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) më 18 gusht 2025 kanë marrë vendim që 11 personave t’iu ndalohet vizita te Hashim Thaçi në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndonëse Prokuroria kërkoi që vizitat të ndaloheshin për tre vëllezërit e Thaçit, kërkesa u miratua vetëm për 11 të tjerë. Pra, vizitat u ndaluan për
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është takuar me Rene Troccaz, të dërguarin special të Francës për Ballkanin Perëndimor. Në një postim në Facebook, ai ka thënë se kanë zhvilluar diskutim lidhur me proceset në të cilat po kalon Kosova, si dhe për zhvillimet politike e të