by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Në QKUK pacientët nuk përballen vetëm me mungesë barnash, por edhe të materialeve më bazike. Nga epruvetat për analiza në Klinikën e Pediatrisë, deri te fijet kirurgjikale në Klinikën Interne, familjarët thonë se po detyrohen t’i blejnë vetë këto mjete, shpeshherë edhe me udhëzime nga personeli se ku t’i gjejnë. Për këto mungesa SHSKUK-ja nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet e KOHËS që nga 4 gushti.
Përveç barnave, pacientët në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë detyruar të blejnë edhe materiale bazike, që duhej të siguroheshin nga buxheti i shtetit.
Në Klinikën e Pediatrisë prindër të fëmijëve thonë se u është dashur të blinin madje edhe epruveta për analizën e urinës.
Një prind nga Ferizaj tregon se vajzën e tij 4-vjeçare e kishte sjellë urgjentisht në Prishtinë dhe gjatë procedurave mjekësore u njoftua se epruvetat mungonin.
“Dihet saktë çka janë t’u ba: s’ka barna, s’ka sen. Plus na tregojnë edhe ku me shku, në cilën barnatore me i ble. Na thonë shko në atë barnatore, qaty e bleje”, është ankuar prindi i fëmijës që mori shërbime shëndetësore në Pediatri.
E, në Klinikën Interne një pacient që ishte operuar thotë se është dashur t’i blinte edhe fijet kirurgjikale për ndërhyrje.
“Damari i gjakut më ishte zgjeru. Edhe pejtë, edhe fashat vetë i kom ble, brenda 5 ditëve dy herë jam operuar”, ka treguar ky pacient.
Pos mungesës së barnave, Jeton Gjurofci ankohet se nuk i është kryer shërbimi për vajzën e tij, edhe pse i ishte rekomanduar bërja e ultrazërit.
“Ultrazanin ia kanë shkru e tash ia kanë çitë pikëpyetje. Po na endin poshtë e lart, nuk janë duke ia bërë”, është ankuar Gjurofci.
KOHA ka raportuar më parë se si në prill të këtij viti SHSKUK-ja e ka lidhur një kontratë për furnizim me materiale bazike në vlerë mbi 3 milionë euro me kompaninë “Medekos”, me afat furnizimi 45 ditë.
Vitin e kaluar kjo kompani kishte fituar edhe një kontratë trevjeçare me vlerë rreth 6.9 milionë euro për furnizim me materiale shpenzuese, përfshirë dorëza, flasterë, sete infuzioni, gjilpëra dhe shiringa.
Gazeta ka dërguar pyetje në SHSKUK që nga 4 gushti, për të siguruar informata rreth mekanizmit të furnizimit nëpër klinika dhe për arsyet e mungesave, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje as nga menaxhmenti qendror e as nga klinikat.
E përderisa ka mungesë të barnave dhe produkteve të tjera bazike, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar (SHSKUK) ka dhënë kontrata të reja milionëshe edhe për pesë kompani, të cilat nuk e kanë furnizuar me kohë këtë institucion me produkte të kontraktuara më herët.
Sipas dokumenteve zyrtare të publikuara nga SHSKUK-ja, gjatë vitit 2024 janë gjobitur gjithsej 16 operatorë ekonomikë për mosrespektim të kontratave, ndërsa në gjashtëmujorin e parë të 2025-tës, 30 operatorë. Dokumentet tregojnë se shumica e gjobave janë shqiptuar për mosliferim apo vonesa në dorëzimin e produkteve të kontraktuara.
Pavarësisht këtij historiku, pesë kompani janë shpërblyer me kontrata të reja, që kanë vlera të mëdha
Policia e rajonit të Gjilanit ka refuzuar të tregojë nëse kanë informacione se të dyshuarit për vrasjen e trefishtë janë larguar nga Kosova apo jo ose detaje tjera rreth operacionit për kapjen e tyre. Ata kanë thënë se për shkak që rasti është në fazën preliminare të hetimeve, nuk mund të japin informata.
Presidenti amerikan Donald Trump thotë se udhëheqësit evropianë janë “njerëz të shkëlqyer që duan të shohin një marrëveshje të arritur” në Ukrainë. Duke folur përpara telefonatës së tij me Volodymyr Zelensky dhe udhëheqës të tjerë nga Evropa, Trump mbrojti takimin e tij të ardhshëm me Vladimir Putin në Alaska. Duke postuar në Truth
Mefail Shkodra, personi më i përfolur në ditët e fundit dhe i dyshuari kryesor për vrasjen e trefishtë që tronditi Gjilanin të dielën, po del të ketë pasur lidhje të afërta me figura të rëndësishme politike në vend. Në disa fotografi të publikuara, ai shihet pranë presidentes Vjosa Osmani, bashkëshortit të saj – kryeministrit
Policia e Kosovës ka parandaluar futjen e mallrave të kontrabanduara në dy raste të ndara në territorin e komunës së Vitisë, me vlerë totale mbi 20 mijë euro dhe shmangie të detyrimeve doganore mbi 5 mijë euro. Në rastin e parë, në rrugën Pozhoran–Sllatinë–Viti, njësitë policore kufitare kanë ndaluar një automjet të mbushur