Diplomoi gjenerata e re e oficerëve doganorë në 26-vjetorin e Doganës së Kosovës

 

 

Diplomoi gjenerata e oficerëve doganorë në solemnitetin e organizuar me rastin e shënimit edhe të 26-vjetorit të themelimit të Doganës së Kosovës, që po mbahet në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti përgëzoi kadetët doganorë për diplomim.

“Përgëzoj punonjësit e Doganës së Kosovës për rezultatet në punë si një nga institucioetn kyçe të Kosovës si dhe punën me integritet dhe profesionalizëm.
Falënderoj edhe partnerët ndërkombëtarë për ndërtimin e institucionit të Doganës së Kosovës”, tha Kurti, raporton EO.

Ndërsa, ministri i Financave Hekuran Murati e cilësoi diplomimin e kadetëve doganorë si moment krenarie që i vihen në shërbim vendit.

“Nuk ka gjë më fisnike sesa t’i shërbesh vendit”, tha ai.

Murati tha se janë rritur të hyrat pa ndryshuar politikat tatimore.

“Kthimi i terminaleve në pronësi të shtetit ka lehtësuar koston financiare të bizneseve.
Edhe Portin në Durrës ka lehtësuar qarkullimin e mallrave”, tha ai.

Drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, vuri në dukje aspekte të punës së këtij institucioni dhe të arriturat, duke u shprehur mirënjohje punonjësve të këtij institucioni për punë me integritet.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…