Avokati Shefqeti pas vrasjeve të fundit: Në tavolinë duhet të kthehet dënimi me vdekje

 

 

Avokati Florim Shefqeti ka thënë se është shqetësues fakti i armëmbajtjeve pa leje, derisa ka folur për vrasjen e trefishtë në Gjilan.

Sipas tij, prezenca e kaq shumë armëve në duart e qytetarëve ndikon në rastet e vrasjeve. Ka shtuar se ka mungesë të dënimeve për armëmbajtje pa leje. Sipas tij, askush nuk dënohet me burgim efektiv. Ka thënë se “duhet të kthehet në tavolinë dënimi me vdekje. Të paktën të jetë në Kodin Penal”.

“Pothuajse të gjithë dënohen me gjobë. Me aq sa kemi hulumtuar nuk kemi gjetur asnjë rast të dënimit me burgim efektiv”, ka thënë ai.

Sipas tij, kjo duhet të bëhet në mënyrë që të parandalohen rastet e tilla.

Shefqeti në Interaktiv të KTV-së ka deklaruar se Gjykata nuk ka përgjegjësi për rastin e vrasjes së trefishtë në Gjilan.

“Me aq sa kemi kuptuar nuk ka përgjegjësi të Gjykatës Themelore në Gjilan e as asaj të Prishtinës. Tek ndryshimi i masës, kur ka kërkesë nga Prokuroria, Gjykata vetëm e aprovon”, ka thënë ai.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…