11 vatra aktive zjarri, u kërkua edhe angazhimi i KFOR-it

 

 

72 vatra zjarri janë regjistruar në 12 orët e fundit në Kosovë, njoftoi Agjencia e Menaxhimit Emergjent. 11 prej tyre janë ende aktive.

AME ka njoftuar se situata po menaxhohet në koordinim me zjarrfikësit dhe Policinë e Kosovës. E, për shuarjen e një zjarri në Kamenicë është angazhuar edhe KFOR-i.

“AME/MPB njofton se gjatë 12 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 72 vatra zjarri në vend. Nga to, 11 vatra vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 61 vatra janë lokalizuar falë intervenimit të Njësive të Zjarrfikësve dhe strukturave të tjera mbështetëse”, thuhet në njoftim.

Sipas AME-së, në Komunën e Kamenicës situata është më e rënduar sa u përket zjarreve.

“Situata më e rënduar është paraqitur në Komunën e Kamenicës, në fshatin Tugjevc dhe fshatin Gmicë, ku në vendin e ngjarjes ka qenë i pranishëm edhe Drejtori Ekzekutiv, i cili ka ndjekur nga afër situatën. Në këtë rast është bërë kërkesë për angazhim të KFOR-it, për të ndërhyrë nga ajri për shuarjen e zjarrit”

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…