• Fri. Oct 17th, 2025

Zgjedhjet lokale, KQZ shpall tender 28 mijë euro për blerjen e markerave për shënjimin e votuesve

Bykfvanews

Aug 11, 2025

 

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon përgatitjet për zgjedhjet lokale të 12 Tetorit.

Në platformën e-Prokurimi, KQZ ka shpallur tender në vlerë prej 28 mijë euro për furnizim me ngjyrë matrikulare për shënjimin e votuesve, përkatësisht 10 mijë markera, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Sipas dosjes, 6 mijë marker do të blihen për zgjedhjet e 12 tetorit, teksa 4 mijë copë të tjerë për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune.

Kompania që e fiton këtë tender obligohet që ngjyrat matrikulare t’i dërgojë në KQZ, më së voni 15 ditë para ditës së zgjedhjeve.

“Numri i ngjyrës matrikulare (markerëve) për raundin e dytë të zgjedhjeve mund të jetë më i vogël, se sa numri i planifikuar. Numri përcaktohet pas certifikimit të rezultateve nga KQZ, për Zgjedhjet Lokale 12 tetor 2025, ku përcaktohet se në cilat komuna organizohet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar komunash; Kontrata në mes autoritetin kontraktues dhe operatori ekonomik fitues, do të ketë kohëzgjatje tre (3) muaj; Paramasa e përafërt e parallogaritur për Zgjedhjet Lokale të datës 12 tetor 2025 dhe raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar komunash, është: 28,000.00 euro”, theksohet në dosje.

Afati i fundit për pranim të ofertave është 29 gushti, në ora 14:00, kur edhe bëhet hapja e tenderëve./KFVA/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *