by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Një ditë pas ngjarjes tragjike në mes të ditës së diel në Gjilan, ku tre persona humbën jetën, derisa tre të dyshuarit Mefail Shkodra, Edonis Shkodra dhe Engjull Shkodra ende nuk janë arrestuar dhe janë në kërkim policor.
Drejtori rajonal i Policisë në Gjilan, Adnan Rukiqi, ka bërë të ditur se po ndërmerren të gjitha veprimet hetimore dhe është kërkuar bashkëpunim ndëkombëtar. Janë njoftuar të gjitha pikat kufitare dhe janë kryer kontrolle me dyshimin për vendndodhjen e të dyshuarve, por ata ende nuk janë gjetur.
I dyshuari kryesor, Mefail Shkodra, është person i njohur për organet e drejtësisë dhe ka precedent penal për raste të ndryshme, përfshirë sulme, fajde, mashtrim, kërcënim dhe pjesëmarrje në organizata kriminale.
Nga ana tjetër, prokurori i rastit, Isuf Sadiku, deklaroi për media se menjëherë pas marrjes së informacionit kanë ndërmarrë veprimet e para në vendin e ngjarjes dhe janë realizuar urdhërkontrolle, por të dyshuarit nuk janë gjetur.
Sa i përket motivit të ngjarjes, Sadiku ka deklaruar se është ende herët për të dhënë detaje, pasi do të merren në pyetje të dëmtuarit dhe do të vazhdohet me hetime.
Nga ngjarja e rëndë janë plagosur katër persona, tre prej të cilëve kanë ndërruar jetë.
Njëri nga viktimat vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerët në spitalin rajonal të Gjilanit.
Një person tjetër ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ndërsa një i pestë ka pësuar lëndime me mjete të forta dhe jo me armë zjarri
Një gjuajtje me armë ka ndodhur në Shirokë të Suharekës, mbrëmjen e sotme. Si pasojë e gjuatjes, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Në videon e publikuar, shihet se njesitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. IndeksOnline ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është i pranishëm në duelin që Real Madridi po e zhvillon ndaj Villarrealit në kuadër të kampionatit spanjoll. Pak çaste para se të nis ndeshja, regjia spanjolle fokusoi presidentin Florentino Perez, ku shumë u befasuan kur panë afër tij presidentin e Shqipërisë, Edi Ramën. Rama tani ka reaguar
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thyer rekordin e shikueshmërisë në debatin e sontëm në RTV Dukagjin, në emisionin “Debat Plus”. Përballë analistëve dhe gazetarëve, Berisha prezantoi platformën e tij zgjedhore dhe dha përgjigje të qarta e direkte për të gjitha pyetjet e adresuara. Performanca
Një numër i madh protestuesish u mblodhën në qendër të Romës, dita e katërt me radhë e protestave në Itali për shkak të ndalimit nga Izraeli të një flotilje ndërkombëtare që po përpiqej të dërgonte ndihmë humanitare në Gaza dhe ndalimit të aktivistëve. Njerëz që mbanin banderola dhe flamuj palestinezë, duke brohoritur “Palestina