Temperaturat e larta në Kosovë, IHMK bën thirrje të shmanget ekspozimi në orët e pikut

 

 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se gjatë javës e hënë – e premte, vendi do të ndikohet nga masa të nxehta ajri afrikane, të shoqëruara me temperatura të larta.

IHMK thekson se kushtet e motit do të karakterizohen nga vapë e fortë, andaj rekomandohet kujdes i shtuar nga rrezet e diellit, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore.

“Qëndroni të hidratuar dhe shmangni ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut (11:00 – 17:00)”- thuhet në njoftim.

Dita e hënë, 11 gusht, do përcillet me mot me diell dhe vranësira të pakta. Sipas IHMK, temperaturat minimale do të lëvizin ndëmjet 14 e 18°C, derisa ato maksimale 33 deri 37°C.

Të martën po ashtu do ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do lëvizin nga 12 deri 17°C, derisa ato maksimale nga 31 deri në 35°C.

E mërkura do jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. IHMK bën të ditur se temperaturat minimale do jenë nga 14 deri në 18°C, derisa ato maksimale nga 32 deri në 36 gradë Celsius.

Dita e enjte do jetë po ashtu kryesisht me diell. Temperaturat minimale do lëvizin nga 13 deri 17°C dhe ato maksimale nga 31 deri në 35°C.

E premtja gjithashtu do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të pakta parashihen për rreth relievit malor. Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do jenë prej 13 deri 17°C dhe ato maksimale nga 31 deri 35°C.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…