Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Rreth 20 milionë euro shpenzime vetëm për 6-mujorin e parë të këtij viti. Ky është bilanci i shpenzimeve buxhetore të institucioneve kosovare vetëm për udhëtim, telekomunikim dhe derivate të naftës.

Një shpenzim i tillë astronomik, kryesisht për luks, po ndodhë derisa si ushtrues detyre i shefit të Qeverisë së Kosovës është Albin Kurti, ndonëse ky i fundit vite më parë sa ishte në opozitë kritikonte ish-qeveritarët për shpenzime të tilla të luksit, ndonëse me ardhjen e tij në pushtet vetëm se janë rritur shpenzimet e tilla.

Sipas raportit 6-mujor të buxhetit të këtij viti, të cilin e posedon portali FrontOnline, shpenzimet e udhëtimit për periudhën janar-qershor të këtij viti kanë arritur në 5.36 milionë euro dhe janë për 2% më të lara se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Shpenzimet e telekomunikimit për këtë periudhë 6-mujore kanë arritur në rreth 2.65 milionë euro, ndërsa kulmi I shpenzimeve është arritur me derivatet e naftës, për të cilat janë paguar hiç më pak se 11.35 milionë euro vetëm për periudhën janar-qershor 2025.

Këto shifra kanë ngjallur reagime të ashpra nga deputetë  dhe ekspertë të çështjeve ekonomike, të cilët kanë kritikuar Qeverinë për mungesë transparence dhe për rritjen e shpenzimeve të luksit në një kohë kur qytetarët po përballen me vështirësi ekonomike. Sipas tyre, kjo është dëshmi e qartë se pushteti aktual ka braktisur premtimin për ‘’qeverisje me duar të pastra’’.

Shpenzimet e luksit për periudhën janar-qershor 2025

Shpenzimet e udhëtimit

5.36 milionë euro (Janar-Qershor 2025)

Shpenzimet e telekomunikimit

2.23 milionë euro

Shpenzimet e telefonisë fikse

 

0.41 milionë euro

Derivatet

11.35 milionë euro

Ferat Shala: Qeveria ‘’Kurti’’ po e zhvat buxhetin, shpenzime luksi nga një pushtet pa legjitimitet

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala në një prononcim për FrontOnline ka akuzuar qeverinë ‘’Kurti’’ për keqpërdorim të parasë publike, duke e cilësuar si shqetësuese rritjen e shpenzimeve buxhetore vetëm për luks, në një periudhë kur qeveria është në largim dhe pjesë e kabinetit qeveritar funksionon pa mandat të konfirmuar.

“Është e vërtetë e madhe që qeveria ‘’Kurti’’ ka abuzuar dhe vazhdon të abuzojë me paranë publike duke e rritur standardin dhe duke shfrytëzuar çdo mundësi që të zhvatë buxhetin’’, ka deklaruar Shala për FrontOnline.

Sipas tij, pjesa dërrmuese e këtyre shpenzimeve nuk janë vetëm të panevojshme, por edhe jo legjitime, për faktin se një pjesë e ekzekutivit nuk ka më mandat të plotë

“Pjesa dërrmuese e këtyre shpenzimeve të këtij 6 mujore janë jo ligjore e jo legjitime sepse kjo qeveri është në shkuarje dhe është një pjesë e ministrave dhe kabinetit qeveritar janë edhe pa mandat të konfirmuar nga gjykatat relevante vendore”, u shpreh ai.

Haki Shatri: Qeveria ‘’Kurti’’ dikur i kritikonte shpenzimet e qeverive tjera  tani po iu vjen ëmbël

Reagim ndaj shpenzimeve të mëdha ka pasur edhe nga ish-ministri i Financave, Haki Shatri, i cili ka theksuar se Qeveria aktuale është kthyer në të kundërtën e asaj që dikur predikonte.

‘’Qeveria Kurti sa ka qenë në opozitë i ka kritikuar shpenzimet e qeverive tash po ju pëlqejnë këto punë ti bëjnë dhe po ju vjen ëmbël kjo punë’’, tha ish-ministri për FrontOnline.

Ai vlerëson se, gjatë katër viteve të fundit, janë rritur shpenzimet për derivate, udhëtime zyrtare dhe privilegje të pajustifikueshme qeveritare.

Shatri thekson se të dhënat më të fundit, sipas të cilave janë harxhuar rreth 20 milionë euro vetëm në gjashtë muaj për udhëtime, telekomunikim dhe derivate, janë vazhdimësi e një praktike të rrënjosur brenda këtij pushteti.

Ai e konsideron këtë sjellje si të papërgjegjshme dhe të dëmshme për shtetin, veçanërisht në një kohë kur qytetarët përballen me vështirësi ekonomike.

‘’ Për këto 4 vite dikur rreth 5milionë janë rritur shpenzimet për derivate, udhëtime zyrtare edhe llukës qeveritare .Tash shënimet e reja për 6 muaj janë vazhdim i asaj praktike që  po e ushtron kjo qeveri që është jashtëzakonisht shqetësuese e dëmshme dhe jo njerëzore, për shkak të nivelit ekonomisë’’, deklaroi Shatri.

Sipas Shatrit, kjo tregon qartë se kjo qeveri nuk e sheh veten si shërbyese të qytetarëve, por si pronare të shtetit

‘’Kjo qeveri, në mënyrë të pashpirte i marrin i shpenzojnë sepse mendoj që janë pronar të shtetit e jo që kanë ardhë me qeveris siç e parasheh ligji në fuqi’’, përfundoi Shatri.

Bellaqa: Shpenzimet milionëshe, pasojë e mosformimit të Kuvendit dhe Qeverisë

Njohësi i çështjeve ekonomike, Jakup Bellaqa, në një prononncim për FrontOnline ka vënë në pah se shpenzimet rreth 20 milionë euro për udhëtime, telekomunikim dhe derivate gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti janë rezultat i mungesës së formimit të institucioneve kyçe, përfshirë Kuvendin dhe Qeverinë e re.

‘’ Shpenzimet rreth 20 milionë euro për udhëtime, telekomunikim dhe/ ose derivate për gjashtëmujorin e parë të këtij viti? Pasojë e mos formimit të institucioneve si te kuvendit ashtu edhe të mos formimit te qeverisë se re’’, tha Bellaqa.

Ai thotë  se menaxhimi jo efikas dhe mungesa e transparencës në institucionet shtetërore kanë krijuar hapësira për shpenzime të paarsyeshme dhe të pakontrolluara. Sipas tij, është e domosdoshme që këto shpenzime të verifikohen në mënyrë të pavarur nga auditorë të jashtëm të shtetit.

‘’Këtu mungon menaxhimi institucioneve në mënyre jo efikase dhe jo transparente, ku do te duhet te verifikohet arsyeshmeria ekonomike dhe financiare e kjo çështje duhet të behet nga auditorët e jashtëm të shtetit se si janë bere këto shpenzime ‘’, deklaroi  Bellaqa

Related Posts

  •     Një qytetar në Gjakovë ka dorëzuar në polici një çantë me para që e kishte gjetur në rrugën “Tirana”. Aty kishte 15 mijë euro. Ato i janë kthyer pronarit. Policia ka shprehur mirënjohje për veprimin e qytetarit. “Sot në Gjakovë një qytetar ka treguar një shembull të rrallë ndershmërie dhe përgjegjësie qytetare, pasi

  •     Autoritetet britanike druajnë se bandat kriminale mund të kenë filluar të përdorin nëndetëse të telekomanduara, të njohura si “narko nëndetëse” për të futur kokainë në mënyrë të fshehtë në territorin e Mbretërisë së Bashkuar. Kartelët e fuqishëm të Amerikës Latine kanë përdorur për vite me radhë anije të mëdha transporti për të kontrabanduar

  •       Rreth orës 11:30, në plazhin e Divjakës, ka humbur jetën duke notuar në det, shtetasi V. Th., 70 vjeç, banues në Lushnjë. Grupi hetimor dhe eksperti mjekoligjor po punojnë për përcaktimin e shkakut të vdekjes, ku paraprakisht dyshohet për arrest kardiak./KFVA/

  •     Miguel Uribe, kandidati presidencial në Kolumbi, ka vdekur pas një atentati. Sulmi ndodhi në qershor gjatë një aktiviteti të fushatës zgjedhore në Bogota. Uribe ndërroi jetë nga plagët e marra, përfshirë dy plagë me armë zjarri në kokë. Uribe u qëllua disa herë gjatë një paraqitjeje në fushatën zgjedhore në Bogota. Dy të