• Fri. Oct 17th, 2025

Shpërthim në një fabrikë çeliku në Pensilvani – një i vdekur, dhjetëra të plagosur e disa të zhdukur

Bykfvanews

Aug 11, 2025

 

 

Një shpërthim ka ndodhur në një fabrikë çeliku në Pensilvani.

Siç raporton BBC, të paktën një person është konfirmuar se ka vdekur si pasojë e këtij shpërthimi, teksa dhjetëra të tjerë janë plagosur, përcjell KFVA.

Duke konfirmuar incidentin, policia lokale tha se “Dy persona aktualisht konsiderohen të zhdukur dhe disa të tjerë janë trajtuar për lëndime të ndryshme. Gjendja e tyre nuk dihet ende.” Guvernatori i Pensilvanisë, Josh Shapiro, thotë se po e ndjek nga afër situatën dhe se është në kontakt me shërbimet e emergjencës.

“…banorët pranë zonës duhet të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale”, ka apeluar ai.

Raportohet se 15 autoambulanca janë parë në vendngjarje./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *