Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Një qytetar në Gjakovë ka dorëzuar në polici një çantë me para që e kishte gjetur në rrugën “Tirana”. Aty kishte 15 mijë euro.

Ato i janë kthyer pronarit.

Policia ka shprehur mirënjohje për veprimin e qytetarit.

“Sot në Gjakovë një qytetar ka treguar një shembull të rrallë ndershmërie dhe përgjegjësie qytetare, pasi kishte gjetur një shumë të madhe parash, zgjodhi t’i dorëzojë ato në polici. Ky gjest tregon jo vetëm integritetin personal, por edhe besimin e tij ndaj institucioneve të rendit. Qytetari Binak Neziri nga Gjakova ka gjetur një çantë në rrugën “Tirana”, në të cilën ndodheshin para në vlerë rreth 15 mijë euro. Ai e ka dorëzuar çantën në Stacionin Policor të Gjakovës, ku pas procedurave të nevojshme, çanta dhe paratë janë kthyer tek pronari legjitim. Policia shpreh mirënjohje për veprimin e z. Neziri dhe fton edhe qytetarët e tjerë që të ndjekin këtë shembull, duke kontribuar në ndërtimin e një shoqërie të ndershme dhe të përgjegjshme.”

/P

Related Posts