by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ambasadat e Shteteve të Bashkuara dhe Italisë në Kosovë u kanë bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ta respektojnë vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituim të Kuvendit, pasi nga bllokada vendi është duke humbur shumë mundësi.
Ato i janë referuar dispozitivit të 8 gushtit të Gjykatës Kushtetuese në të cilin është thënë se kryetari i Kuvendit duhet të zgjidhet me votim të hapur brenda 30 ditëve, dhe që partia, e cila ka fituar më së shumti vota – të cilës i takon pozita e kryeparlamentarit – mund ta propozojë një kandidat deri në tri herë.
Ambasada e Italisë në Prishtinë i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Gjykata Kushtetuese ka qenë e qartë në vendimin e saj.
“Të gjitha forcat politike duhet të pajtohen për ta zgjidhur ngërçin institucional për të mirën e Kosovës dhe qytetarëve të saj”, është thënë në përgjigje.
Ambasada amerikane në Prishtinë i ka thënë mediumit lokal në Kosovë, KOHA, se bllokimi i vazhdueshëm politik po rezulton në mundësi të humbura për Kosovën.
“Populli i Kosovës pret nga udhëheqësit e tyre t’i përmbushin angazhimet për të punuar në interesin më të mirë të vendit. Ky bllokim i vazhdueshëm politik po rezulton në mundësi të humbura për Kosovën. Është koha që lidershipi të prioritizojë progresin dhe stabilitetin në dobi të qytetarëve”, është cituar të ketë thënë ambasada.
Seanca konstituive nuk mund të thirret pa u publikuar aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese.
Lëvizja Vetëvendosje (LVV), partia që ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, e ka parë vendimin e Kushtetueses si “devijim të rrezikshëm nga roli kushtetues” dhe që, sipas saj, është “në kundërshtim me parimet themelore të shtetit të së drejtës dhe ndarjes së pushteteve”.
Partitë tjera të mëdha shqiptare, që në legjislaturën e kaluar kanë qenë në opozitë, e kanë mirëpritur vendimin duke e konsideruar fitore kushtetuese dhe demokratike.
Janë bërë muaj që partitë nuk kanë arritur të gjejnë një kompromis për konstitutim të Kuvendit, fillimisht sepse partitë e mëdha shqiptare e konsideronin të propozuarën e LVV-së për kryeparlamnetare, Albulena Haxhiun, figurë “përçarëse” dhe më vonë për shkak të ndryshimit të mënyrës së votimit nga të hapur në të fshehtë.
Një ditë para publikimit të vendimit të gjykatës, Ambasada britanike në Kosovë ka vlerësuar që funksionimi i Gjykatës Kushtetuese në mënyrë të pavarur është jetik për demokracinë dhe që të gjitha vendimet e saj duhet të respektohen dhe zbatohen.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, i ka thënë Radios Evropa e Lirë ditë më parë se dispozitivi është shumë i qartë dhe nëse palët kanë vullnet, mund ta finalizojnë lehtësisht procesin e konstituimit, ndonëse në të i ka vërejtur “dy defekte”: urdhrin që seancën ta vazhdojë Avni Dehari, edhe pse, sipas Hasanit, ai ka kryer shkelje kushtetuese, dhe pse deputetët janë urdhëruar të marrin pjesë në seancë dhe të votojnë, por pa u bërë publike masat ndëshkuese.
Që Kuvendi të konsiderohet i konstituuar, duhet që të zgjidhet kryetari dhe pesë nënkryetarët.
Vetëm pas kësaj, nisin afatet për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. /KFVA./
Ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe profesori eminent i shkencave juridike, Enver Hasani ka komentuar njoftimin për aktgjykimin e ri, në lidhje me bllokadën në Kuvend. Ai, në një intervistë në T7, ndër të tjera ka thënë se “tri herëshi, nuk vlenë për Albulena Haxhiun”, pasi sipas tij, ajo e ka konsumuar të drejtën
Shpërthim në një fabrikë çeliku në Pensilvani – një i vdekur, dhjetëra të plagosur e disa të zhdukur
Një shpërthim ka ndodhur në një fabrikë çeliku në Pensilvani. Siç raporton BBC, të paktën një person është konfirmuar se ka vdekur si pasojë e këtij shpërthimi, teksa dhjetëra të tjerë janë plagosur, përcjell KFVA. Duke konfirmuar incidentin, policia lokale tha se “Dy persona aktualisht konsiderohen të zhdukur dhe disa të tjerë janë trajtuar
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon përgatitjet për zgjedhjet lokale të 12 Tetorit. Në platformën e-Prokurimi, KQZ ka shpallur tender në vlerë prej 28 mijë euro për furnizim me ngjyrë matrikulare për shënjimin e votuesve, përkatësisht 10 mijë markera, shkruan Gazeta Online Reporteri.net. Sipas dosjes, 6 mijë marker do të blihen për zgjedhjet
Disa mbishkrime janë zbuluar në muret dhe trotuarin para Gjykatës Themelore në Gjilan. Mbishkrimet shkruanin “Gjykata në shërbim të fajdexjinve” “ka sa po i ndani?” dhe “Qendra e fajdeve”. Autori i grafiteve nuk dihet por besohet se grafitet janë bërë për shkak të vrasjes së trefishtë që ka ndodhur dje në Gjilan. Gjykata