Rihapet gara për koncesionin e autostradës Milot-Balldre, u anulua një muaj më parë për shkak të ofertave të papërshtatshme

 

 

Një muaj pas anulimit, ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka rishpallur garën për koncesionin e autostradës Milot-Balldre me vlerë 364,732,924 euro pa TVSH. Kompanitë do të kenë afat deri më 2 tetor për të paraqitur ofertat e tyre.

Tenderi i mëparshëm u anulua një muaj më parë pasi asnjë nga ofertat që u paraqit nuk rezultoi e suksesshme.

Autostrada e re me gjatësi 17 kilometra parashikohej të mbyllej deri në vitin 2028-të. Kalvari i këtij koncesioni ka nisur që në vitin 2018, kur erdhi propozimi i pakërkuar për ndërtimin e kësaj autostrade, dhe prej asaj kohe ky projekt ka mbetur vetëm në fazë tenderi.

Gjurma e propozuar e rrugës “Milot-Balldre” fillon në nyjën e Milotit, ku do të lidhet me segmentet e tjera rrugore Milot-Thumanë-Kashar-Lekaj dhe me Rrugën e Kombit, dhe do të përfundojë në rrugën ekzistuese Tiranë –Shkodër, në Balldre.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…