• Sat. Oct 18th, 2025

Një i vdekur dhe 10 të lënduar nga aksidenti në Komoran, dy në gjendje të rëndë

Bykfvanews

Aug 11, 2025

 

 

Ka vdekur njëri nga të lënduarit në aksidentin mes gjashtë veturave në Komoran.

Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar Drejtori i Emergjencës, Naser Syla.

Ai bëri me dije se në total janë duke u trajtuar 10 persona të lënduar nga ky aksident, ku dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Aksidentin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

“Sot, më datë 11.08.2025, rreth orës 18:20, është raportuar një aksident trafiku me gjashtë automjete të përfshira dhe persona të lënduar, i cili ka ndodhur te udhëkryqi, te ura në Komoran, në drejtimin Pejë–Prishtinë. Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, ndërkohë që janë njoftuar edhe ekipet e emergjencës mjekësore dhe njësia e zjarrfikësve, për të reaguar për t’u ofruar ndihmën e nevojshme personave të përfshirë dhe për menaxhimin e situatës. Policia e Kosovës po kryen veprimet e nevojshme hetimore dhe menaxhimin e trafikut në atë segment rrugor, ndersa për detaje të tjera do të njoftoheni me kohë”, ka deklaruar Hoxha./KFVA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *