Ngrihet aktakuzë kundër një ekzamineri, një asistenti administrativ dhe tre zyrtarëve të një autoshkolle në Pejë

 

 

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër pesë personave për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

A.R dyshohet se në cilësinë e ekzaminerit ka ndihmuar disa kandidat me rastin e testimit teorik për patentë shofer, duke u treguar pyetjet e sakta, ashtu që të njëjtit kanë arritur që ta kalojnë testin teorik dhe të fitojnë kushtin për pjesën praktike.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri A.R. në mënyrë të vazhdueshme nga data 18.07.2022 e në vazhdimësi gjer me datën 22.09.2022, në Pejë, në cilësinë e personit zyrtar – ekzaminerit, ka ndihmuar disa kandidat me rastin e testimit teorik për patentë shofer, duke u treguar pyetjet e sakta, ashtu që të njëjtit kanë arritur që ta kalojnë testin teorik dhe të fitojnë kushtin për pjesën praktike. Me këto veprime i pandehuri A.R. ka kryer vepër penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga KPRK-së.”

L.G. si asistent administrativ në njësinë për patentë shofer në Pejë, pasi një kandidat bie disa herë nga provimi për patentë shofer, i mundëson paraqitjen e provimit pa kryer fletëpagesën.

“ I pandehuri L.G. sipas aktakuzë me datën 18.07.2022 në Pejë, në cilësinë e personit zyrtar – asistent administrativë në njësinë për patentë shofer në Pejë, pasi një kandidat bie disa herë nga provimi për patentë shofer, i mundëson paraqitjen e provimit pa kryer fletëpagesën, përkatësisht duke shfrytëzuar fletëpagesën e provimit të kaluar për të cilën i ishte nënshtruar njëherë dhe më pas kandidati të njëjtën ditë kur e paraqet provimin, futet në të dhe e kalon testin teorik, duke fituar kushtin për t’iu nënshtruar pjesës praktik. Me këto veprime i pandehuri L.G. ka kryer vepër penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga KPRK-së.”

Ndërsa D.T., A.A. dhe F.T. si zyrtarë të një autoshkolle i plotësojnë disa kandidatëve librezën e orëve kinse të kryera, ani pse kandidatët nuk kanë qenë fare në Kosovë atë kohë dhe në këtë mënyrë të njëjtit më pas i nënshtrohen provimit për patentë shofer.

“Të pandehurit D.T., A.A. dhe F.T., nga data 06.01.2022 e në vazhdimësi gjer me datën 13.09.2022 në Deçan, si zyrtar të një auto shkolle, përkatësisht instruktor profesional të licencuar, i plotësojnë disa kandidatëve librezën e orëve kinse të kryera, ani pse kandidatët nuk kanë qenë fare në Kosovë atë kohë dhe në këtë mënyrë të njëjtit më pas i nënshtrohen provimit për patentë shofer. Me këto veprime të pandehurit D.T., A.A. dhe F.T. kanë kryer vepër penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga KPRK-së.”

“Prokurori i rastit me rastin e ngritjes së aktakuzës përpos që ka kërkuar dënimin e të pandehurve, ka propozuar edhe shqiptimin e dënimit plotësues ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik dhe ndalimi i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës. Prokuroria Themelore në Pejë mbetet e përkushtuar për luftimin e veprave penale nga kapitulli i korrupsionit dhe ndjekjen e kryeseve të këtyre veprave penale sipas Kodit të Procedurës Penale dhe Kodit Penal të Republikës së Kosovës

  • Shkrime të ngjashme

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…

    Rama thotë se mbyllja përfundimtare e RTSH-së është opsion: Mund të ketë edhe privatizim ose partneritet

    Kryeministri shqiptar Edi Rama tha sot se Televizioni Publik Shqiptar ka dështuar. Ai u shpreh pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste se “bilanci i televizionit publik është dështim i suksesshëm”. “Kemi tentuar që të krijojmë kushtet që televizioni…