Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Autoritetet britanike druajnë se bandat kriminale mund të kenë filluar të përdorin nëndetëse të telekomanduara, të njohura si “narko nëndetëse” për të futur kokainë në mënyrë të fshehtë në territorin e Mbretërisë së Bashkuar.

Kartelët e fuqishëm të Amerikës Latine kanë përdorur për vite me radhë anije të mëdha transporti për të kontrabanduar drogë, duke hedhur pakot në det për t’u marrë më pas nga bashkëpunëtorët lokalë me varka të vogla. Por ekspertët paralajmërojnë për një formë më të sofistikuar të kontrabandës që mund të jetë tashmë në përdorim: nëndetëset pa pilot, të pajisura me GPS dhe të komandueshme nga distanca.

Peter Walsh, autor i librit Drug War: The Secret History, u shpreh për Daily Mail se edhe pse ende nuk ka prova konkrete për përdorimin e këtyre dronëve në Britani, kjo është plotësisht e mundshme.

“Kur përdoren varka me ekuipazh, ekziston gjithmonë rreziku që njerëzit të kapen dhe të zbulojnë rrjetin. Por me dronë pa pilot, jo vetëm që shmanget ky rrezik, por dhe mbrohet ngarkesa”, tha ai.

"Nëndetëset-dron", Britania ngre alarmin për rrezikun e

Sipas tij, për shkak të trafikut të rënduar detar në Kanalin Anglez, kontrabandistët mund të zgjedhin rrugën përmes Spanjës dhe më pas ta transportojnë drogën drejt Britanisë në rrugë tokësore.

“Narko nëndetëset” janë më të vogla se ato normalet, ndonjëherë të ndërtuara në mënyrë artizanale, që qëndrojnë afër sipërfaqes së ujit ose zhytur plotësisht, duke i bërë ato shumë të vështira për t’u zbuluar.

Në vitin 2020, policia spanjolle zbuloi dronë nënujorë që mund të mbartnin deri në 200 kg drogë, ndërsa në raste të tjera janë kapur nëndetëse të mëdha që kanë kaluar Oqeanin Atlantik nga Kolumbia, si ajo e vitit 2019 pranë Galicias, që mbante në bord tre kontrabandistë dhe tonelata kokainë.

Mbretëria e Bashkuar nuk ka raportuar ende raste me nëndetëse të tilla në ujërat e saj, por në vitin 2024, një nëndetëse me katër kontrabandistë kolumbianë u kap në Atlantik nga autoritetet spanjolle. Ata u përpoqën ta fundosnin mjetin për të fshehur provat, por u shpëtuan dhe u arrestuan.

Në një tjetër operacion ndërkombëtar, Royal Marines dhe US Coast Guard kapën një nëndetëse me 2 ton kokainë me vlerë 160 milionë paund, në jug të Republikës Dominikane.

"Nëndetëset-dron", Britania ngre alarmin për rrezikun e

Agjencia Kombëtare e Krimeve në Britani ka konfirmuar se nuk ka parë ende përdorimin e “narko nëndetëseve” në Mbretërinë e Bashkuar dhe nuk e konsideron një kërcënim të menjëhershëm, por shqetësimi për një eskalim teknologjik të krimit të organizuar mbetet i lartë.

Vitin e kaluar, vetëm përmes metodës së hedhjes së drogës në det (ASDO), janë sekuestruar rreth 5 ton kokainë, të gjitha të transportuara me mjete lundruese tradicionale.

Përdorimi i nëndetëseve-dron në trafikun ndërkombëtar të drogës tregon sesi krimi i organizuar po përparon teknologjikisht dhe po sfidon kufijtë e sigurisë tradicionale.

Related Posts