by kfvanews

Share

by kfvanews

Share

 

 

Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social ka hedhur akuza në drejtim të partive tjera sa i përket reformës në drejtësi.

Sipas Haxhiut, për vite me radhë opozita ka shprehur kundërshtime të vazhdueshme ndaj reformave të thella në sistemin e drejtësisë, duke përdorur instrumentet kushtetuese për t’i zvarritur ato.

‘’Për vite me radhë, opozita ka shprehur kundërshtime të vazhdueshme ndaj reformave të thella në sistemin e drejtësisë, duke përdorur instrumentet kushtetuese për t’i zvarritur ato.Ata kanë dorëzuar komente në Gjykatën Kushtetuese kundër amendamenteve kushtetuese për procesin e vetingut, kanë kontestuar dy herë radhazi reformën në Këshillin Prokurorial dhe kanë sfiduar po aq herë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për krijimin e Byrosë për konfiskimin dhe sekuestrimin e pasurisë së pajustifikuar’’, ka shkruar Haxhiu.

Më tutje ajo është shprehur se në vend që të ofronte kontribut konstruktiv për përmirësimin e sistemit të drejtësisë, opozita ka zgjedhur një qasje obstruksioniste, me qëllim të zvarritjes së proceseve reformuese.

‘’Në vend që të ofronte kontribut konstruktiv për përmirësimin e sistemit të drejtësisë, opozita ka zgjedhur një qasje obstruksioniste, me qëllim të zvarritjes së proceseve reformuese.Po, edhe ne gjatë kohës sa ishim në opozitë kemi kontestuar çështje në Gjykatën Kushtetuese, por gjithnjë dhe vetëm ato që janë konsideruar të dëmshme si psh Gjykata Speciale, Zajednica, Ligji për Amnistimin e kriminelëve serb, Demarkacioni me Malin e Zi e të tjera si këto.Megjithatë, pavarësisht këtyre pengesave, reformat kanë avancuar:- Vetingu ka marrë dritën e gjelbër, – Reforma në Këshillin Prokurorial u jetësua dhe – Byroja për konfiskimin e pasurisë është në fazën përfundimtare të shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese, me pritje që të miratohet’’, ka shtuar Haxhiu.

Pavarësisht vonesave dhe përpjekjeve për ta ndalur këtë proces, rruga drejt forcimit të shtetit të së drejtës është e pandalshme, theksoi Ministrja në detyrë e Drejtësisë.

Related Posts

  • Një gjuajtje me armë ka ndodhur në Shirokë të Suharekës, mbrëmjen e sotme. Si pasojë e gjuatjes, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Në videon e publikuar, shihet se njesitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. IndeksOnline ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një

  •     Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është i pranishëm në duelin që Real Madridi po e zhvillon ndaj Villarrealit në kuadër të kampionatit spanjoll. Pak çaste para se të nis ndeshja, regjia spanjolle fokusoi presidentin Florentino Perez, ku shumë u befasuan kur panë afër tij presidentin e Shqipërisë, Edi Ramën. Rama tani ka reaguar

  •     Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thyer rekordin e shikueshmërisë në debatin e sontëm në RTV Dukagjin, në emisionin “Debat Plus”. Përballë analistëve dhe gazetarëve, Berisha prezantoi platformën e tij zgjedhore dhe dha përgjigje të qarta e direkte për të gjitha pyetjet e adresuara. Performanca

  •     Një numër i madh protestuesish u mblodhën në qendër të Romës, dita e katërt me radhë e protestave në Itali për shkak të ndalimit nga Izraeli të një flotilje ndërkombëtare që po përpiqej të dërgonte ndihmë humanitare në Gaza dhe ndalimit të aktivistëve. Njerëz që mbanin banderola dhe flamuj palestinezë, duke brohoritur “Palestina