by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Që nga dita e enjte, kur u arratis nga Qendra e paraburgimit në Mitrovicë të Veriut, Gjorgje Radomiroviq vazhdon të jetë në arrati dhe ende nuk ka asnjë informacion të ri për vendndodhjen e tij.
Janë bërë disa ditë që autoritetet nuk kanë arritur të siguronin asnjë gjurmë konkrete për kapjen e të dënuarit, i cili po konsiderohet tashmë një rrezik serioz për sigurinë publike.
Radomiroviq ishte dënuar në vitin 2014 për vrasjen e një personi serb, M.V. nga fshati Leshak, si edhe për plagosjen e rëndë të vëllait të viktimës.
Ai ndodhej në fazën e fundit të vuajtjes së dënimit, me vetëm 3 vjet e 7 muaj të mbetur dhe ishte kategorizuar si i avancuar, me të drejtë pune në ambientet e punëtorisë së burgut. Madje, ai ndodhej në listën e të burgosurve që mund të përfitonin lirimin me kusht.
Arratisja e tij ka nxitur një reagim të menjëhershëm nga autoritetet. Policia e Kosovës ka ngritur pika të shumta kontrolli në veri të vendit dhe ka angazhuar njësi të specializuara me qen (K9) për ta lokalizuar, por pa rezultat deri tani.
Shërbimi korrektues i Kosovës ka marrë masa disiplinore urgjente, duke pezulluar nga detyra drejtorin e Qendrës së paraburgimit, një mbikëqyrës të lartë dhe dy zyrtarë korrektues, ndërkohë që hetimet e brendshme janë duke vazhduar për të zbardhur rrethanat e arratisjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, zyrtarët korrektues janë intervistuar, ndërsa qytetarët janë thirrur që të raportojnë çdo informacion në lidhje me të arratisurin, përmes numrit emergjent 192 ose në stacionin më të afërt policor.
Arratisja e Radomiroviqit mbetet një çështje serioze sigurie, ndërsa autoritetet gjenden ende në kërkim pa rezultat, katër ditë pas ikjes së tij
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur të hënën se në muajin korrik është regjistruar temperature rekorde – mbi 40 gradë Celsius. “Vlerat maksimale prej 44.4°C në Klinë dhe 43.3°C në Han të Elezit janë të pashembullta në historinë klimatike të vendit dhe tregojnë një devijim të madh nga mesatarja shumëvjeçare për këtë
Ambasadat e Shteteve të Bashkuara dhe Italisë në Kosovë u kanë bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ta respektojnë vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituim të Kuvendit, pasi nga bllokada vendi është duke humbur shumë mundësi. Ato i janë referuar dispozitivit të 8 gushtit të Gjykatës Kushtetuese në
Ministria e Drejtësisë ka dalë me reagim ndaj Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Prokurorisë Speciale duke kërkuar “menjëherë procedura disiplinore” për gjyqtarët dhe prokurorët që kanë miratuar ndërrimin e masës së sigurisë së paraburgimit me masë të dorëzanisë në qershor – tetor të vitit të kaluar për Mefail dhe Edon Shkodrën – dy
Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, ka thënë se kandidate e tyre për Kryetare të Kuvendit do të jetë sërish – për të 55 herë – Albulena Haxhiu. “Sepse kështu kemi vendos”, tha Rexhaj. Tash me Aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese lejohet vetëm tri herë kandidatura e njëjtë, Rexhaj tha se për këtë vendos kryesia