Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelel Sveçla i ka kërkuar Inspektoratit Policor të Kosovës që ta hetojë “çdo lëshim apo përfshirje” të ndonjë zyrtari policor në veprimtarinë kriminale të Mefail Shkodrës, i shpallur në kërkim pas vrasjes së tre personave mesditën e djeshme në Gjilan.

“Brenda kompetencave të mia kam urdhëruar Inspektoratin Policor të Kosovës që të angazhohet në hetimin e çdo lëshimi apo përfshirjeje të mundshme të ndonjë pjesëtari të Policisë së Kosovës në veprimtarinë kriminale të Mefail Shkodrës, i shpallur në kërkim për vrasjen e trefishtë në Gjilan”, shkroi ai në një postim në Facebook.

“Në çdo deklarim publik dhe në çdo takim me mekanizmat që drejtoj, kam theksuar dhe kërkuar angazhimin maksimal të të gjitha strukturave për garantimin e integritetit personal dhe profesional të çdo shërbyesi publik në vendin tonë. Vazhdoj të jem i pakompromis në këtë drejtim dhe mbështes çdo formë të koordinimit ndërinstitucional që siguron institucione kredibile, të besueshme dhe plotësisht në shërbim të qytetarëve tanë”, shtoi ai.

Sveçla tha se “askush nuk është i paprekshëm apo i pandëshkueshëm veçanërisht brenda një institucioni që ka për mandat parandalimin, hetimin dhe luftimin e çdo veprimtarie ilegale në vendin tonë”.

“Pres që me të njëjtën vendosmëri të veprojnë edhe hallkat tjera të sistemit, veçanërisht drejtësinë, në mënyrë që qytetarët tanë të jetojnë dhe të zhvillohen në një Republikë ku sundojnë siguria, rendi dhe ligji”, shkroi ai.

Dje, Sveçla tha se është “jashtëzakonisht i indinjuar me trajtimin që institucionet e drejtësisë, si Prokuroria e Gjyqësori, janë duke i bërë rasteve të tilla duke i lënë në liri”.

“Sipas informacioneve, i dyshuari kryesor i vrasjes së sotme ka qenë i arrestuar vitin e kaluar nga Policia e Kosovës për fajde, ndërkaq neglizhenca dhe tolerimi nga ana e sistemit të drejtësisë po na sjellin në pikën ku jemi sot”, shkroi ai në Facebook.

Sveçla tha se “është momenti i fundit që këto institucione të reflektojnë e të mos ketë tolerim për asnjë kriminel e asnjë veprimtari kriminale”.

Mefail Shkodra është i dyshuari kryesor për vrasjen e tre personave mesditën e djeshme në një lokal në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan. Dy vdiqën menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa njëri nuk arriti t’u mbijetojë plagëve duke vdekur në emergjencën e spitalit të qytetit.

Policia, pasi publikoi më herët gjatë ditës shpalljen në kërkim të 52-vjeçarit, më vonë publikoi fotografitë dhe të dhënat edhe të djemve të tij, 25-vjeçarit Edonis Shkodra dhe 22-vjeçarit Engjull Shkodra, të cilët dyshohet se janë përfshirë gjithashtu në këtë rast.

Related Posts

  •     Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur sot,  në aksin rrugor Prishtinë–Pejë, në segmentin në Komoran. Sipas zëdhënësit të Policisë, Daut Hoxha, në aksident janë përfshirë gjashtë automjete dhe ka disa persona të lënduar. “Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, ndërkohë

  •     Me qindra persona kanë marrë pjesë në varrimin e tre personave që ishin viktima të vrasjes së trefishtë dje në Gjilan. Të afërmit nuk kanë dashur të flasin lidhur me rastin tragjik. Ndërkohe, dyqanet në shenjë respekti janë mbyllur në këtë qytet. Po sot janë vendosur grafitë para Gjykatës Themelore me mbishkrimin “Gjykata

  •   Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur të hënën se në muajin korrik është regjistruar temperature rekorde – mbi 40 gradë Celsius. “Vlerat maksimale prej 44.4°C në Klinë dhe 43.3°C në Han të Elezit janë të pashembullta në historinë klimatike të vendit dhe tregojnë një devijim të madh nga mesatarja shumëvjeçare për këtë

  •     Ambasadat e Shteteve të Bashkuara dhe Italisë në Kosovë u kanë bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ta respektojnë vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituim të Kuvendit, pasi nga bllokada vendi është duke humbur shumë mundësi. Ato i janë referuar dispozitivit të 8 gushtit të Gjykatës Kushtetuese në