Categories: Kronikë e zezë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kronikë e zezë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, kanë vdekur gjashtë persona. Pesë janë vrarë dhe një tjetër ka vdekur si pasojë e një aksidenti. Vrasja e fundit ka ndodhur para pak minutash në Hajvali. Reporteri.net ju sjell detaje rreth këtyre rasteve.

Kosova nuk po gjen qetësi nga vrasjet. Para pak minutash një rast tjetër ka ndodhur në Hajvali, ku pas disa të shtënash me armë zjarri ka vdekur një person.

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, deklaroi se është dërguar pa shenja jete  në QKUK.

“Një i plagosur me armë zjarri është sjellë pa shenja jete në QKUK”, tha Syla.

Rasti u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës, disa minuta më vonë. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, tha për Reporteri.net se policia është në kërkim të të dyshuarit, i cili tashmë është identifikuar.

“Sot rreth orës 22:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në Hajvali, ku është vrarë një person. Vdekja e viktimës mashkull është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK. Policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rastit, ndërkohë që është në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është indentifikuar”, ka deklaruar Ahmeti.

Rreth një orë para kësaj vrasje, një person vdiq pas lëndimeve që mori nga një aksident në Komoran, ku u përfshinë gjashtë vetura.

Nga aksidenti u lënduan 11 persona, teksa njëri vdiq në QKUK, siç konfirmoi Syla. Dy të tjerë janë në gjendje të rëndë.

Tragjike ishte edhe dita e diele, ku u krye një vrasje e trefishtë në Gjilan. Dy prej viktimave nga ky rast ishin babë e bir, argjendarë të njohur.

Të dyshuarit për këtë rast, që janë shpallur në kërkim, janë Mefail Shkodra bashkë me dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjull Shkodra.

“VRASJE E RËNDË & PJESMARRJA NË RRAHJE – Gjilan / 10.08.2025 – 12:30. Pas marrjes së informatave për të shtëna me armë zjarri njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, ndërsa të plagosur janë hasur edhe tre persona të tjerë meshkuj kosovarë, dy prej të cilëve kanë ndërruar jetë pasi janë dërguar në emergjencën e spitalit në Gjilan. I plagosuri i tretë është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, kurse në spitalin e Gjilanit është duke marr tretman mjekësor edhe një mashkull kosovar i lënduar nga mjetet e forta. Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore dhe ekipit mjekësor ka dalë edhe prokurori i shtetit. Në vendin e ngjarjes është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse në kërkim policor gjenden edhe tre të dyshuar. Trupat e pajetë të viktimave me urdhër të prokurorit janë dërguar në IML për obduksion”, ka konfirmuar Policia, përmes raportit 24 orësh.

Lidhur me rastin, janë suspenduar katër zyrtarë policorë.

Një vrasje tjetër ndodhi në orët e mbrëmjes së djeshme. Në Prizren vdiq një person, pasi u ther për vdekje.

Viktima, e cila kishte marrë plagë të rënda në gjoks, u dërgua për trajtim në QKUK në Prishtinë, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

“Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda, informon opinionin publik se mbrëmë me datë 10.08.2025, rreth orës 08:30 min, në lagjen Tusuz në rrugën “Lapidari” në Prizren, një person është therrur me mjet të mprehtë (thikë). Për shkak të lëndimeve të rënda, i njëjti është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK- në Prishtinë, mirëpo për shkak të plagëve në pjesën e gjoksit, viktima ka ndërruar jetë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë.

Policia dhe prokurori kujdestar kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe, me urdhër të prokurorit, kanë kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Zhur, ku janë sekuestruar një brisk patente që dyshohet të jetë përdorur në kryerjen e veprës dhe një veturë “Audi”.

I dyshuari E.B. është arrestuar dhe ndodhet në ndalim 48 orësh, ndërsa prokuroria pritet të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit./KFVA./

Related Posts