by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur sot, në aksin rrugor Prishtinë–Pejë, në segmentin në Komoran.
Sipas zëdhënësit të Policisë, Daut Hoxha, në aksident janë përfshirë gjashtë automjete dhe ka disa persona të lënduar.
“Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, ndërkohë që janë njoftuar edhe ekipet e emergjencës mjekësore dhe njësia e zjarrfikësve, të cilat kanë reaguar për t’u ofruar ndihmën e nevojshme personave të përfshirë dhe për menaxhimin e situatës”, ka deklaruar Hoxha.
Policia ka nisur veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa po menaxhon qarkullimin në atë segment rrugor.
Inspektoriati Policor i Kosovës, ka njoftuar se janë suspenduar katër policë pas vrasjes së trefishtë në Gjilan. Policët e supsenduar dyshohen për lëshim ose përfshierje të mundshme gjatë veprimtarisë kriminale të Mefail Shkodrës me djemt e tij, të cilët janë arratisur, pasi kanë kryer vrasjen e trefishtë, në qendër të Gjilanit, në pikë
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ishte edhe kandidate e kësaj partie për Kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu i ka reagaur deputetës së PDK-së, Vlora Çitaku. Çitaku tha se Haxhiu ka lënë të kuptohet se VV nuk e respekton Aktgjykimin e Kushtetueses, por Haxhiu ka ndarë një sekuencë nga konferenca që
Ka vdekur njëri nga të lënduarit në aksidentin mes gjashtë veturave në Komoran. Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar Drejtori i Emergjencës, Naser Syla. Ai bëri me dije se në total janë duke u trajtuar 10 persona të lënduar nga ky aksident, ku dy prej tyre janë në gjendje të rëndë. Aksidentin për
Ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe profesori eminent i shkencave juridike, Enver Hasani ka komentuar njoftimin për aktgjykimin e ri, në lidhje me bllokadën në Kuvend. Ai, në një intervistë në T7, ndër të tjera ka thënë se “tri herëshi, nuk vlenë për Albulena Haxhiun”, pasi sipas tij, ajo e ka konsumuar të drejtën