12 orë pas vrasjes në Prizren, policia kapë të dyshuarin

 

 

Një person në Prizren ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra me thikë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar se i dyshuari “është lokalizuar dhe është arrestuar dhe se gjatë bastsijes është gjetur edhe thika  që dyshohet se është përdorur në rast”.

I dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Rasti ndodhi të dielën mbrëma në fshatin Zhur.

Viktima ishte dërguar fillimisht në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit, ndërsa nga atje është dërguar për trajtim në QKUK në Prishtinë, ku vdiq si pasojë e plagëve.

“Sonte, më datë 10.08.2025, rreth orës 21:20, Policia e Kosovës ka pranuar informacion se një person me lëndime është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit. Sipas mjekëve, viktima, mashkull, ishte therur me thikë dhe ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai është dërguar për trajtim në QKUK – Prishtinë, ku më pas ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra”, ka njoftuar Bytyqi.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar dhe po ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore, ka thënë Bytyqi

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…