Vdesin dy boksierë japonezë, pësuan lëndime në tru në të njëjtën mbrëmje

 

 

Dy boksierë japonezë kanë vdekur pak ditë pasi pësuan lëndime në tru, në përballje të ndara në të njëjtën mbrëmje, kanë njoftuar federatat e boksit.

Shigetoshi Kotari ka vdekur të premten dhe Hiromasa Urakawa të shtunën, pas lëndimeve të pësuara në meçet e tyre në sallën “Korakuen” në Tokio më 2 gusht, sipas mediave japoneze.

Të dy boksierët 28-vjeçarë iu nënshtruan operacioneve për hematomë subdurale ose gjakderdhje brenda kafkës, sipas raportimeve.

“U shprehim ngushëllimet më të thella familjeve, miqve dhe komunitetit japonez të boksit, në këtë kohë tepër të vështirë”, u tha në deklaratën e Organizatës Botërore të Boksit të shtunën, për njoftimin për vdekjen e Urakawas, që ishte mposhtur me nokaut nga Yoji Saito.

Kotari vdiq si pasojë e lëndimit gjatë ndeshjes me Yamato Hatan, që u mbyll baras me 12 runde, sipas Këshillit Botëror të Boksit.

“WBC dhe presidenti Mauricio Sulaiman shprehin ngushëllime për këtë humbje të pariparueshme, teksa urojnë që familjarët dhe miqtë të gjejnë forcë gjatë kësaj kohe të vështirë”, u tha në deklaratën e WBC-së

  • Shkrime të ngjashme

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane ia dhuron Trumpit Nobelin për Paqe

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ia ka dhuruar medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqe presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kjo ishte një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij…

    Bibiliotekisti merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohet edhe Drejtori i shkollës – dyshohet se dëmtuan buxhetin mbi 19 mijë euro

    Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e një shkollë në Gjilan, si dhe një zyrtar në po të njëjtën shkollë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitave dhe se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 19 mijë euro, shkruan…