Vdes edhe personi i tretë nga rasti në Gjilan, është i familjes Hoxha

 

 

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Gjilanit mesditën e sotme.

Gazeta mëson se i vdekur tanimë ka mbetur edhe personi i tretë.

Gazeta poashtu ka siguruar identitetin e dy personave të tjerë që humbën jetën në ngjarjen e rëndë të ndodhur sot rreth orës 12:32, në “Cafiteria 2000” në Gjilan, ku u përdor armë zjarri.

Viktimat janë •  Selami Hasani rreth 67-vjeçar   • Abedin Hoxha rreth 68-vjeçar.

Në këtë incident mbetën të plagosur edhe tre persona të tjerë: Naim Hoxha rreth 41-vjeçar, Edmond Hasani dhe Bujar Hoxha rreth 41-vjeçar – ky i fundit është dërguar me urgjencë në QKUK për trajtim mjekësor.

Sipas burimeve, për këtë rast janë shpallur në kërkim Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij, Edonis Shkodra dhe Engjull Shkodra, të cilët dyshohen për përfshirje në krim.

Policia është në ndjekje intensive të tyre, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të ngjarjes.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…