by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Një 46-vjeçar nga Tetova humbi jetën nga sulmi në Tetovë që ndodhi sot në mesditë në kryqëzimin e rrugës “Ilinden” me rrugën “Bllagoja Toska”, pas një shkëmbimi me armë zjarri nga dy automjete.
Dëshmitarët, që s’deshën të flasin para kamerës, thanë se gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe se makina nga ku u sulmua, u largua me shpejtësi.
Nga të shtënat u lënduan edhe dy kalimtarë të rastit. Një vajzë 13-vjeçare e cila me plagë në këmbë është dërguar në Spitalin e Tetovës si dhe një i moshuar i cili është transportuar në Qendrën Klinike në Shkup si rast urgjent.
“Automjeti që është drejtuar drejt rrugës “113” është një automjet pasagjerësh “Ford Fiesta” me targa të Tetovës. Gjatë kontrollit është konstatuar se bëhet fjalë për targa të çregjistruara nga i njëjti automjet, në pronësi të personit E.M.(19) nga fshati Gajre e Tetovës. Gjatë marrjes së masave, në kryqëzimin e rrugës “Bllagoja Toska” me rrugën “107” është gjetur një automjet pasagjerësh “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, në pronësi të F.R.(46) nga Tetova, ndërsa brenda automjetit është gjetur një person i vdekur me plagë nga arma e zjarrit”, thonë nga SPB Tetovë.
Autoritetet janë vënë në kërkim të autorëve, ndërsa jozyrtarisht dyshohet që autorët të kenë lëvizur në drejtim të Jazhincës drejt kufirit me Kosovën. Jozyrtarisht, bëhet fjalë për rast hasmërie mes familjeve rivale një nga Tetova dhe një familje nga fshati Gajre. Deri më tani, si pasojë e përplasjeve të armatosura ka pasur disa viktima nga të dyja familjet.
Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, iu përgjigj ashpër deklaratës së Presidentit Francez Emmanuel Macron, i cili tha pas takimit virtual të liderëve të BE-së me Zelenskin se Rusia gjoja po i ofronte Ukrainës kapitullim, dhe jo paqe. Zakharova i quajti fjalët e udhëheqësit francez gënjeshtra dhe akuzoi Parisin se po
Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi biologjik, i cili mund të ndihmojë në rigjenerimin e zemrës së dëmtuar pas një ataku kardiak. Bëhet fjalë për një arnim 3D të zemrës, i cili në të ardhmen mund
Ky është momenti kur këmba e presidentit rus Vladimir Putin u pa duke u “dridhur në mënyrë të dyshimtë”, ndërsa ai u përshëndet me Donald Trumpin. Pamjet e Kremlinit kapën gjurin e udhëheqësit rus duke u dridhur vazhdimisht ndërsa ai qëndronte pranë homologut të tij amerikan në fund të bisedës së tyre të
Biznesmeni mitrovicas, Lindrit Misini, më herët ofronte mbështetje për kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) përgjatë zgjedhjeve të kaluara. Megjithatë, ai në një fotografi të fundit është parë goxha i afërt me akterë të Lëvizjes Vetëvendosje. Gazeta ka publikuar fotografi që dëshmojnë afërsinë e Misinit me Xhelal Sveçlën e Erden Atiqin, foto