Reagon Alban Hyseni për vrasjet në Gjilan

 

 

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar për vrasjen e tre qytetarëve në komunën që ai udhëheqë.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Hyseni ka shprehur ngushëllime për familjet e të vrarëve, ndërsa ka thënë se do të bashkëpunohet ngushtë që autori i krimit të sillet para drejtësisë.

Postimi i tij i plotë:

Me dhimbje të thellë dhe tronditje të madhe mora lajmin për ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në qytetin tonë, ku tre qytetarë humbën jetën dhe një tjetër u plagos si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Gjilanit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe uroj shërim sa më të shpejtë për të plagosurit. Zemrat tona sot janë me ju.

Ky akt i dhunshëm dhe i papranueshëm është një plagë e rëndë për komunitetin tonë. Ju siguroj se do të bashkëpunojmë ngushtë me organet e rendit dhe drejtësisë, që autori i këtij krimi të sillet para drejtësisë sa më shpejt.

Gjilani është qytet i paqes dhe bashkëjetesës, dhe ne nuk do të lejojmë që dhuna të marrë vend në jetën tonë të përditshme. Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë të qëndrojmë të bashkuar si komunitet.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…