Raportohet se dy të vrarët në Gjilan janë babë e bir, ky është i dyshuari në arrati

 

 

Dy persona të vrarë dhe dy të plagosur kanë mbetur sot në Gjilan pas disa të shtënave me armë zjarri.

IndeksOnline raporton se viktimat janë babë e bir, ndërsa i dyshuari është Mefail Shkodra.

Konflikti dyshohet se ka ardhur si pasojë e fajdes.

“Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ju njoftoj se sot 10.08.2025 rreth orës 12:32  dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri  në Gjilan rr.”Ibrahim Rugova”. Në këtë rast mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e dy personave dhe dyshohet se edhe dy persona të tjerë janë plagosur dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente këtu në Gjilan. I dyshuari për rastin është personi mashkull shtetas i Kosovës, i njohur për policinë i cili për momentin është në arrati. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit. Policia e Kosovës, njësiti i hetimeve rajonale në bashkëpunim me prokurorin e shtetit po i hetojnë rrethanat e këtij rasti të rëndë”, tha Hashani.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…