by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Gjilani u trondit rëndë sot nga një krim i trefishtë që ndodhi në mesditë, rreth orës 12:32, në rrugën “Ibrahim Rugova”. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, tre persona mbetën të vrarë dhe dy tjetër u plagos.
I dyshuari kryesor për këtë krim të rëndë është Mefail Shkodra, një emër i njohur për Policinë e Kosovës dhe publikun, për shkak të përfshirjes së tij në veprimtari kriminale – kryesisht fajde dhe detyrim.
Insajderi ka mësuar detaje të reja që çuan deri te ngjarja tragjike e vrasjes së tre familjarëve: babë e bir dhe babai i dhëndrit të tyre.
Sipas burimeve të afërta të mediumit me familjarë të viktimave, Bujar Hoxha, dhëndri i Selami Hasanit e kishte denoncuar në polici Mefail Shkodrën para dy javësh. Ai ishte intervistuar nga prokurorja Habibe Salihu për rastin që ndërlidhet me “fajde” dhe më pas ishte lënë i lirë.
Rreth një jave më parë, Selami Hasani kishte caktuar një takim për sot (e diel) me Mefail Shkodrën dhe dhëndrin e tij, Bujar Hoxhën, me qëllim që të sqaronin situatën e krijuar.
Por, takimi duket se nuk ka shkuar sipas planit dhe ka përfunduar në mënyrë tragjike.
Bujar Hoxha aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë në QKUK, ndërsa babai i tij, Abedin Hoxha, ka ndërruar jetë nga plagët e marra.
I vrarë ka mbetur edhe Edmond Hasani, djali i Selami Hasanit, i cili po ashtu humbi jetën në lokalin ku ndodhi krimi në Gjilan.
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Mefail Shkodrën, si të dyshuarin kryesor për vrasjen e tre personave, dhe dy djemtë e tij, ndërsa një person tjetër është arrestuar.
Një gjuajtje me armë ka ndodhur në Shirokë të Suharekës, mbrëmjen e sotme. Si pasojë e gjuatjes, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Në videon e publikuar, shihet se njesitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. IndeksOnline ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është i pranishëm në duelin që Real Madridi po e zhvillon ndaj Villarrealit në kuadër të kampionatit spanjoll. Pak çaste para se të nis ndeshja, regjia spanjolle fokusoi presidentin Florentino Perez, ku shumë u befasuan kur panë afër tij presidentin e Shqipërisë, Edi Ramën. Rama tani ka reaguar
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thyer rekordin e shikueshmërisë në debatin e sontëm në RTV Dukagjin, në emisionin “Debat Plus”. Përballë analistëve dhe gazetarëve, Berisha prezantoi platformën e tij zgjedhore dhe dha përgjigje të qarta e direkte për të gjitha pyetjet e adresuara. Performanca
Një numër i madh protestuesish u mblodhën në qendër të Romës, dita e katërt me radhë e protestave në Itali për shkak të ndalimit nga Izraeli të një flotilje ndërkombëtare që po përpiqej të dërgonte ndihmë humanitare në Gaza dhe ndalimit të aktivistëve. Njerëz që mbanin banderola dhe flamuj palestinezë, duke brohoritur “Palestina