by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Gjatë vizitës në Prishtinë, emisari special për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen tha se procesi i dialogut është gjallë dhe po vazhdon.
Mirëpo në anën tjetër po bëhen gati dy vjet që kur është zhvilluar takimi i fundit i nivelit të lartë mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.Përveç mungesës së takimeve të nivelit të lartë, palët akoma nuk i kanë zbatuar marrëveshjet e arritura me ndërmjetësimin e bllokut evropian.
Andaj ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, thotë se me krizën aktuale politike në Kosovë nuk mund të pritet të ketë progres në dialog.
“Po më vjen shumë keq kur e shoh këtë krizë politike në Kosovë. Partitë politike duhet ta kuptojnë rëndësinë e bashkëpunimit, sepse ky është thelbi i demokracisë. Kjo situatë po i jep arsye Vuçiqit të pretendojë se Kosova është një shtet i dështuar, gjë që nuk është e vërtetë. Në këto rrethana, kur nuk ka një qeveri funksionale, nuk mund të pritet progres në dialog. Megjithatë, pres nga Petersen që të jetë më neutral se Lajçaku gjatë ndërmjetësimit të këtij procesi”, tha ish-ambasaori Robert Bosch.
Si tërësisht të bllokuar procesin e sheh edhe deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani.
Ai pos tjerash ka kërkuar që të rishikohen marrëveshjet e arritura deri më tani pasi që sipas tij përbëjnë shkelje të kushtetutës.
“Unë mendoj që ai dialog ka përfunduar. Marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit janë shkelje e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ato duhet rishikohen nëse vazhdon procesi i dialogut. Ato marrëveshje në asnjë mënyrë nuk duhet të ekzistojnë”, tha deputeti Nait Hasani.
Vizita e emisarit evropian në Kosovë u zhvillua në kohën kur Serbia po ballafaqohet me protesta masive ndërsa Kosova akoma nuk ka një qeveri të re.
Policia e rajonit të Gjilanit ka refuzuar të tregojë nëse kanë informacione se të dyshuarit për vrasjen e trefishtë janë larguar nga Kosova apo jo ose detaje tjera rreth operacionit për kapjen e tyre. Ata kanë thënë se për shkak që rasti është në fazën preliminare të hetimeve, nuk mund të japin informata.
Presidenti amerikan Donald Trump thotë se udhëheqësit evropianë janë “njerëz të shkëlqyer që duan të shohin një marrëveshje të arritur” në Ukrainë. Duke folur përpara telefonatës së tij me Volodymyr Zelensky dhe udhëheqës të tjerë nga Evropa, Trump mbrojti takimin e tij të ardhshëm me Vladimir Putin në Alaska. Duke postuar në Truth
Mefail Shkodra, personi më i përfolur në ditët e fundit dhe i dyshuari kryesor për vrasjen e trefishtë që tronditi Gjilanin të dielën, po del të ketë pasur lidhje të afërta me figura të rëndësishme politike në vend. Në disa fotografi të publikuara, ai shihet pranë presidentes Vjosa Osmani, bashkëshortit të saj – kryeministrit
Policia e Kosovës ka parandaluar futjen e mallrave të kontrabanduara në dy raste të ndara në territorin e komunës së Vitisë, me vlerë totale mbi 20 mijë euro dhe shmangie të detyrimeve doganore mbi 5 mijë euro. Në rastin e parë, në rrugën Pozhoran–Sllatinë–Viti, njësitë policore kufitare kanë ndaluar një automjet të mbushur