I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gjilan i njohur për Policinë e Kosovës

 

 

Një rast i rëndë ka ndodhur mesditën e së dielës në Gjilan, ku dy persona kanë mbetur të vrarë dhe dy të tjerë të plagosur në rrugën “Ibrahim Rugova”.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha se i dyshuari ndodhet në arrati, dhe se i njëjti është i njohur për Policinë.

“Ju njoftoj se sot 10.08.2025 rreth orës 12:32 dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri në Gjilan rr. “Ibrahim Rugova “. Në këtë rast mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e dy personav, dyshohet se edhe dy persona të tjerë janë plagosur dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente këtu në Gjilan. I dyshuari për rastin është personi mashkull shtetas i Kosovës i njohur për policinë i cili për momentin është në arrati”, tha Hashani.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit.

“Policia e Kosovës Njësitet e hetimeve rajonale në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit po i hetojnë rrethanat e këtij rasti të rëndë”, ka thënë Hashani.

  • Shkrime të ngjashme

    Limaj mbetet jashtë Kuvendit- Mori vetëm 1.7 %

    Nisma e Fatmir Limajt s’e ka kaluar pragun prej 5% për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës, sipas Exit Poll të prezantuar në T7. Kjo parti mori 1.7%, sipas Exit Poll. Këtë herë, Nisma i hyri garës e vetme…

    Radoniqi: Deri në ora 15:00 kanë votuar mbi 570 mijë qytetarë

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e radhës lidhur me procesin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi njoftoi se janë raportuar tri raste për ndalje të energjisë elektrike në disa qendra votimi, por që theksoi…